Udherrefyes per te humburit – Zhan d’Ormeson
- Autori: Zhan d'Ormeson
- Shtëpia botuese: Media Union
- Përkthyesi: Lira Muça
- Redaktori: Gent Muça
Libri “Udhërrëfyes për të humburit” nga autori i mirënjohur dhe filozofi Jean D’Ormesson, anëtar i Akademisë Franceze, është një guidë për të gjithë ata kureshtarë që pyesin veten dhe duan të dinë mbi misteret e botës.
Përshkrimi
Njerëzimi ende nuk i është përgjigjur dot pyetjes “Pse kemi lindur dhe ç’ndodh me njeriun pas vdekjes?” Njerëzit rrëmbehen nga aksidentet, ndodhitë dhe monotonia e jetës së përditshme, duke harruar se po endemi si të humbur në rrugëtimin tonë të jetës në Tokë, pa ditur motivin dhe sensin e tij.
Ky manual synon t’i japë përgjigje pyetjes ekzistenciale “Cili është sensi i jetës?” Autori thekson se të gjithë si njerëz, nuk e dimë as përse kemi lindur dhe as se çfarë do të ndodhë me ne pas vdekjes. Për këtë arsye, jemi të gjithë të humbur.
Temat universale të këtij libri, të trajtuara me një nuancë filozofike dhe letrare, zhyten thellë në domethënien e kohës, jetës, vdekjes, mendimit, së mirës, së keqes, së panjohurës dhe ekzistencës njerëzore, duke tentuar të krijojnë një dritë në fund të tunelit të të panjohurave që na rrethojnë, për të gjetur një sens në rrugëtimin e papërsëritshëm të jetës.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 102 Faqe
- Data e publikimit: 13/03/2018
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Guide des egares
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.