Udhetime ne Ballkan 1857 – 1870
- Autori: Guillaume Lejean
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Nasi Lera
- Redaktori: Jeta Hamzallari
Guillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.
Përshkrimi
Në mes të shekullit të 19, Turqia europiane, Ballkani i sotëm, ishte shumë pak e njohur. Në hartografinë e saj kishte boshllëqe të mëdha.
Gjeografët e Europës Perëndimore u aktivizuan me zell për t’i mbushur këto boshllëqe, ndërkohë që Perandoria Osmane, me themele të lëkundura, ishte bërë pré e orekseve territoriale të fuqive perëndimore (Austrisë, Rusisë, Francës dhe Anglisë), ndërsa shumë popuj u ngritën për të fituar pavarësinë.
Lejeani nuk mundi ta përfundonte projektin e gjerë që kishte filluar dhe as të bënte përmbledhjen e shkrimeve të tij. Këto shkrime, që do të përdoreshin për artikuj revistash shkencore apo edhe për publikun e gjerë, janë përmbledhur këtu për herë të parë. Në to spikatin cilësitë e larta si vëzhgues, gjykimi i kthjellët, interesi për topografinë, por edhe për zakonet e kushtet e jetesës të popullsive shqiptare, rumune, bullgare, malazeze dhe për qytetërimin osman.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 446 Faqe
- Data e publikimit: 11/09/2008
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 1 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2026

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.