Dritan Demiraj

Dritan Demiraj është ish-ushtarak, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe gjeopolitikës. Lindi në vitin 1969 në Tiranë dhe aktualisht banon në Michigan, SHBA. Ka marrë katër diploma në Akademinë Ushtarake Skënderbej, në Universitetin e Sporteve “Vojo Kushi” në Fakultetin Juridik dhe në Akademinë e Rendit Publik.  Po ashtu, ka përfunduar mbi 40 specializime dhe mastera në fushën e çështjeve të sigurisë brenda dhe jashtë vendit. Ka udhëhequr disa misione paqeruajtëse në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme. Eshtë fitues i medaljeve në gara në disa sporte. Në karrierën e tij vlen të theksohet se ka qenë Ministër i Brendshëm në qeverisjen e përbashkët mes PD-së dhe PS-së në vitin 2017. Dritan Demiraj është pedagog pranë Akademisë Ushtarake dhe Universitetit të sporteve dhe mban titullin Doktor Shkencash me punimin: Forcat Speciale nën një perspektivë të re luftimi bashkëkohor. Rast studimi Afganistani, - mbrojtur në Akademinë e Forcave të Armatosura në Tiranë. Demiraj shënon në karrierën e tij edhe mbi 30 botime enciklopedish, analizash, librash dhe manualesh. Së fundi ka nisur të shkruajë serinë me 12 libra rreth Al Qaedas dhe aktiviteteve të saj në Ballkan, Europë dhe kudo nëpër botë, të hedhura në qarkullim nga Botimet M&B. Po ashtu, ka shkruar libra për Lindjen e Mesme, Kinën, Rusinë dhe Iranin. Ai është njohës i tre gjuhëve të huaja; anglisht, gjermanisht dhe italisht.

Gjeopolitika e Federates Ruse

Libri “Gjeopolitika e Federatës Ruse: Politika e jashtme dhe rendi i ri botëror” i Dritan Demiraj është një analizë e thelluar mbi rolin e Rusisë në skenën ndërkombëtare dhe mënyrën se si politika e saj e jashtme ndikon në ekuilibrat globalë.

Kategori: , , Etiketa: ,

2, 000.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928387257
SKU: BMB115
0

Përshkrimi

Në këtë vepër, autori përqendrohet kryesisht te figura dhe strategjia e Vladimir Putinit, duke trajtuar ngritjen e tij në pushtet dhe evoluimin e lidershipit, rolin e tij në strukturat e sigurisë si FSB, mandatet presidenciale dhe ndikimin e tyre në politikën ruse, vizionin për një rend të ri botëror.

Libri analizon gjithashtu: politikën e jashtme të Federatës Ruse në periudha të ndryshme, marrëdhëniet me Perëndimin dhe NATO-n, ngjarjet kryesore ndërkombëtare ku Rusia ka qenë aktore, figurat kryesore të diplomacisë ruse si ministrat e jashtëm.

Një element i rëndësishëm i librit është këndvështrimi strategjik dhe ushtarak, që vjen nga përvoja e vetë autorit si kolonel, duke i dhënë analizës një dimension praktik dhe realist.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gjeopolitika e Federates Ruse”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.