Ushtria e askujt- BAT
- Autori: Paul Scharre
- Shtëpia botuese: Botart
- Përkthyesi: Ruzhdi Totaj
- Redaktori: Ylli Molla , Artemisa Bushi
Në të gjithë globin, ushtritë po garojnë për të ndërtuar armë robotike me autonomi në rritje. Pyetjet etike brenda libri tashmë po shpeshtohen në debatet publike në nivel global. Deri në çfarë mase duhet të përparojnë teknologji të tilla? Dhe, nëse demokracitë i ndalojnë ato, a do t’i ndalonte kjo regjimet autoritare të përfitonin prej tyre? Në ballë të një debati që po ndryshon lojën e epërsisë ushtarake përmes teknologjive të Inteligjencës Artificiale, libri “Ushtria e askujt” nuk është i lidhur vetëm me historinë ushtarake, politikën globale dhe teknologjinë.
Përshkrimi
Epoka e armëve autonome ka mbërritur. Sot për sot, në të gjithë botën janë të paktën tridhjetë shtete që kanë armë, të cilat mund ta kërkojnë dhe shkatërrojnë objektivin armik në mënyrë të pavarur.
Paul Shcharre, një nga ekspertët kryesorë për luftën e gjeneratës së ardhshme, i përshkruan këto sisteme armatimi me teknologji të shkallës së lartë, me një gjuhë të kuptueshme për këdo, duke nisur që nga droni “Harpy” i Izraelit e deri te anija robotike amerikane “Gjahtari i Detit”, e destinuar për të gjurmuar nëndetëset. Në këtë libër, autori nuk lë pa analizuar gjithashtu çështjet etike dhe ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin e këtyre armëve.
“Një libër i shkruar me zgjuarsi, ku tregohet se çfarë do të ndodhë me luftërat e ardhshme” (Bruce Schneier), Ushtria e Askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të eksploruar pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve në qoftë se lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen.
Duke qenë dikur vetë ushtar, Scharre na tregon me fakte se ne duhet të përqafojmë atë teknologji, e cila do të mund ta bënte luftën më precize dhe më humane, por kur vjen puna për të zgjedhur midis jetës dhe vdekjes, atëherë zemra e njeriut është e pazëvendësueshme.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 392 Faqe
- Data e publikimit: 01/05/2020
- Titulli origjinal: Army of none: Autonomous weapons and future of war
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.