“Rregulla e 5 – sekondeshit-BAO” u shtua në shportën tuaj. Shihni shportën
Superspiunet e shekullit
- Autori: Guido Knopp
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Enver Muça
- Redaktori: Jeta Hamzallari
Knoppi ka pasur “fatin” të kontaktojë e të bisedojë me shumë nga superspiunët e Luftës së Ftohtë, me kolegë e kundërshtarë, pjesëtarë të familjeve e bashkëkohës të figurave me rëndësi; të gjithë dëshmitarë të ngjarjeve që janë pjesë e historisë së zbulimeve të mëdha të drejtuara me zotësi e profesionalizëm nga spiunazhi lindor e ai perëndimor.
Kategori: Europa, HISTORI, Libri shqip, ROMANI
1, 250.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 250.00 L.1, 062.50 LÇmimi i tanishëm është: 1, 062.50 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
9789928816214
SKU:
BDI0326
0
Përshkrimi
Në investigimet e tij, Knoppi ka zbuluar jo pak material intrigues, që hedh dritë në gjysmëterrin e kësaj lufte të fshehtë.
Por cilët qenë disa nga aktorët që “luajtën” në atë skenë të paharrueshme të historisë?
Cilat ishin motivet që i nxitën këta personazhe të tradhtonin atdheun? Si arritën t’i përcillnin të dhënat sekrete matanë Perdes së Hekurt?
Libri është i ndarë në pesë pjesë, me përshkrime që u kushtohen agjentëve më të mëdhenj të periudhës së përballjes titanike Lindje-Perëndim.
Figurat më të spikatura të luftës së fshehtë mes superfuqive, ishin burra të një kategorie apo “prerjeje” jo të zakontë.
Por cilët qenë disa nga aktorët që “luajtën” në atë skenë të paharrueshme të historisë?
Cilat ishin motivet që i nxitën këta personazhe të tradhtonin atdheun? Si arritën t’i përcillnin të dhënat sekrete matanë Perdes së Hekurt?
Libri është i ndarë në pesë pjesë, me përshkrime që u kushtohen agjentëve më të mëdhenj të periudhës së përballjes titanike Lindje-Perëndim.
Figurat më të spikatura të luftës së fshehtë mes superfuqive, ishin burra të një kategorie apo “prerjeje” jo të zakontë.
Bie fjala, “spiuni i bombës atomike”, Klaus Fuksi, një fizikan gjerman që u vu në shërbim të SHBA dhe që më vonë u dha sovjetikëve sekretet e prodhimit të bombës atomike; “urithi” Xhorxh Blejku, agjent në shërbim të Madhërisë së Saj, që i dha KGB listën me emrat e rrjetit të fshehtë britanik që punonte në Europën Lindore; i ashtuquajturi “spiuni i kancelarit”, Gynter Gijomi, demaskimi i të cilit e detyroi kancelarin Vili Brand të jepte dorëheqjen; “sekseri” i sekreteve, Xhon Uokeri, që për dy dhjetëvjeçarë i shiti KGB sovjetike shifrat dhe kodet supersekrete të ushtrisë amerikane; agjenti i dyfishtë Oleg Gordievskij, oficer i lartë i Rezidencës së KGB në Londër.
Këto personazhe të njohura të spiunazhit, në thelb, vërtetojnë më së miri atë se çfarë ka qenë dhe është në gjendje të bëjë spiunazhi, i cili, thënë ndryshe, është në fakt një lloj biznesi cinik i njërit kundër tjetrit.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 327 Faqe
- Data e publikimit: 01/11/2024
- Mosha e leximit: Mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane
Vlerësuar me 0 nga 5
Libri
0
Vlerësuar me 0 nga 5
Autori
0
Vlerësuar me 0 nga 5
Leximtari.al
0
Vlerësuar me 0 nga 5
Bëhuni i pari që shqyrton “Superspiunet e shekullit” Anuloje përgjigjen
Botime të së njëjtës kategori
Historia e jashtezakonshme e Lavinjes-BAO
Vlerësuar me 0 nga 5
(0)
100 shkencetaret qe ndryshuan boten
Vlerësuar me 0 nga 5
(0)
Sojliu mendjemprehte, Don Kishoti i Mances-BAO
Vlerësuar me 0 nga 5
(0)
Frankenshtajni – Univers-Univers
Vlerësuar me 0 nga 5
(0)
Nje fund pa fillim – Univ
Vlerësuar me 0 nga 5
(0)

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.