Dritan Demiraj
Dritan Demiraj është ish-ushtarak, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe gjeopolitikës. Lindi në vitin 1969 në Tiranë dhe aktualisht banon në Michigan, SHBA. Ka marrë katër diploma në Akademinë Ushtarake Skënderbej, në Universitetin e Sporteve “Vojo Kushi” në Fakultetin Juridik dhe në Akademinë e Rendit Publik.  Po ashtu, ka përfunduar mbi 40 specializime dhe mastera në fushën e çështjeve të sigurisë brenda dhe jashtë vendit. Ka udhëhequr disa misione paqeruajtëse në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme. Eshtë fitues i medaljeve në gara në disa sporte. Në karrierën e tij vlen të theksohet se ka qenë Ministër i Brendshëm në qeverisjen e përbashkët mes PD-së dhe PS-së në vitin 2017. Dritan Demiraj është pedagog pranë Akademisë Ushtarake dhe Universitetit të sporteve dhe mban titullin Doktor Shkencash me punimin: Forcat Speciale nën një perspektivë të re luftimi bashkëkohor. Rast studimi Afganistani, - mbrojtur në Akademinë e Forcave të Armatosura në Tiranë. Demiraj shënon në karrierën e tij edhe mbi 30 botime enciklopedish, analizash, librash dhe manualesh. Së fundi ka nisur të shkruajë serinë me 12 libra rreth Al Qaedas dhe aktiviteteve të saj në Ballkan, Europë dhe kudo nëpër botë, të hedhura në qarkullim nga Botimet M&B. Po ashtu, ka shkruar libra për Lindjen e Mesme, Kinën, Rusinë dhe Iranin. Ai është njohës i tre gjuhëve të huaja; anglisht, gjermanisht dhe italisht.
Gjeopolitika e Kines
- Autori: Dritan Demiraj
- Shtëpia botuese: M & B
- Redaktori: Miranda Goleci
Libri “Gjeopolitika e Kinës: Politika e jashtme dhe rendi i ri botëror” i Dritan Demiraj është një analizë e zgjeruar mbi fuqizimin e Kinës si superfuqi globale dhe rolin e saj në formësimin e rendit të ri botëror.
Përshkrimi
Në këtë vepër, autori ndjek një rrugëtim historik dhe strategjik të Kinës, duke filluar nga periudha e Mao Zedong dhe ndërtimi i shtetit komunist, reformat ekonomike dhe hapja ndaj botës gjatë epokës së Deng Xiaoping, transformimi gradual i Kinës në një fuqi ekonomike dhe politike globale.
Një dimension i veçantë është analiza e zhvillimit industrial dhe teknologjik,rritjes së kërkesës së brendshme dhe stabilitetit ekonomik, ndikimit të Kinës në zinxhirët globalë të furnizimit.
Libri synon të shpjegojë si ka arritur Kina të ngrihet në një nga fuqitë më të mëdha botërore, cilat janë strategjitë e saj afatgjata dhe si po sfidon ajo dominimin global të Perëndimit, duke u bërë kështu shumë i vlefshëm për këdo që dëshiron të kuptojë dinamikat aktuale të politikës ndërkombëtare, sidomos rivalitetin Kinë–SHBA dhe të ardhmen e rendit botëror.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 648 Faqe
- Data e publikimit: 18/03/2023
- Mosha e leximit: mbi 16 vjec
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.