Lady Sapiens

Një histori mbresëlënëse dhe e sinqertë grash dhe burrash të bashkuar në një fat të përbashkët, trashëgimtarët e të cilit jemi ne. Po sikur epoka e akullnajave të ishte edhe epoka e grave? Zbuloni një dëshmi të rrallë shkencore që përmbys klishetë e historisë dhe na fton të rinjohim origjinën tonë. Ky hulumtim tronditës dhe revolucionar u kthen grave parahistorike fuqinë dhe vendin që u takon, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

900.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928341631
SKU: BAT0059
0

Përshkrimi

E vërteta e fshehur e grave në epokën e akullnajave

Tridhjetë e tre nga specialistët më të mëdhenj të botës—përfshirë para-historianë, antropologë, arkeologë, etnologë dhe gjenetistë—përpiqen t’i japin përgjigje një pyetjeje thelbësore në këtë hulumtim të rrallë: po sikur epoka e akullnajave të ishte edhe epoka e grave? Në faqet e librit Lady Sapiens, kapitull pas kapitulli, klishetë dhe paragjykimet zbërthehen, të mbështetura nga prova shkencore, për t’i rikthyer asaj vendin që i takon në historinë e njerëzimit.

E mendonim të dobët dhe të brishtë, por ajo na shfaqet gjuetare, luftëtare dhe thellësisht e fuqishme. E mendonim të egër dhe primitive, por shkenca zbulon se ajo zotëronte shumë njohuri dhe kujdesej për trupin dhe pamjen e saj. E imagjinonim të nënshtruar, ndërkohë që ajo respektohej, nderohej dhe adhurohej.

Frymëmarrja, hapat dhe gjestet e saj të rizbuluara na ftojnë të rinjohim historinë e origjinës sonë. Është një histori mbresëlënëse e sinqertë ku burrat dhe gratë ndajnë një fat të përbashkët, duke hedhur dritë mbi një të vërtetë që ka qëndruar e fshehur për mijëvjeçarë të tërë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Lady Sapiens”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.