Dritan Demiraj

Dritan Demiraj është ish-ushtarak, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe gjeopolitikës. Lindi në vitin 1969 në Tiranë dhe aktualisht banon në Michigan, SHBA. Ka marrë katër diploma në Akademinë Ushtarake Skënderbej, në Universitetin e Sporteve “Vojo Kushi” në Fakultetin Juridik dhe në Akademinë e Rendit Publik.  Po ashtu, ka përfunduar mbi 40 specializime dhe mastera në fushën e çështjeve të sigurisë brenda dhe jashtë vendit. Ka udhëhequr disa misione paqeruajtëse në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme. Eshtë fitues i medaljeve në gara në disa sporte. Në karrierën e tij vlen të theksohet se ka qenë Ministër i Brendshëm në qeverisjen e përbashkët mes PD-së dhe PS-së në vitin 2017. Dritan Demiraj është pedagog pranë Akademisë Ushtarake dhe Universitetit të sporteve dhe mban titullin Doktor Shkencash me punimin: Forcat Speciale nën një perspektivë të re luftimi bashkëkohor. Rast studimi Afganistani, - mbrojtur në Akademinë e Forcave të Armatosura në Tiranë. Demiraj shënon në karrierën e tij edhe mbi 30 botime enciklopedish, analizash, librash dhe manualesh. Së fundi ka nisur të shkruajë serinë me 12 libra rreth Al Qaedas dhe aktiviteteve të saj në Ballkan, Europë dhe kudo nëpër botë, të hedhura në qarkullim nga Botimet M&B. Po ashtu, ka shkruar libra për Lindjen e Mesme, Kinën, Rusinë dhe Iranin. Ai është njohës i tre gjuhëve të huaja; anglisht, gjermanisht dhe italisht.

Strategjia ushtarake e Federates Ruse

Ky libër është një studim i detajuar mbi strukturën, doktrinën dhe evolucionin e fuqisë ushtarake ruse në periudhën moderne. Ka një karakter më teknik dhe strategjik, shumë i vlefshëm për ata që duan të kuptojnë jo vetëm politikën, por edhe mekanizmat realë të fuqisë ushtarake të Rusisë.

2, 000.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928387271
SKU: MBM113
0

Përshkrimi

Në këtë vepër, autori fokusohet fort te roli i Vladimir Putin si komandant suprem dhe ndikimi i tij në transformimin e ushtrisë ruse, duke trajtuar lidershipin e tij në fushën ushtarake, vizionin strategjik për fuqizimin e ushtrisë, perceptimet dhe analizat e ekspertëve për politikën dhe ideologjinë e tij.

Analizon në mënyrë të thelluar strategjinë ushtarake të Federatës Ruse dhe evoluimin e saj, konceptin e luftës hibride dhe përdorimin e mjeteve jo-konvencionale, luftën asimetrike dhe operacionet indirekte, strategjinë e deterrencës (parandalimit) dhe instrumentet e saj.

Autori ndalet gjithashtu te struktura dhe funksionimi i shërbimeve sekrete ruse si FSB, SVR dhe GRU, historia dhe evoluimi i inteligjencës ruse që nga periudha sovjetike, roli i tyre në operacionet strategjike dhe ndikimin global.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Strategjia ushtarake e Federates Ruse”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.