Dritan Demiraj

Dritan Demiraj është ish-ushtarak, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe gjeopolitikës. Lindi në vitin 1969 në Tiranë dhe aktualisht banon në Michigan, SHBA. Ka marrë katër diploma në Akademinë Ushtarake Skënderbej, në Universitetin e Sporteve “Vojo Kushi” në Fakultetin Juridik dhe në Akademinë e Rendit Publik.  Po ashtu, ka përfunduar mbi 40 specializime dhe mastera në fushën e çështjeve të sigurisë brenda dhe jashtë vendit. Ka udhëhequr disa misione paqeruajtëse në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme. Eshtë fitues i medaljeve në gara në disa sporte. Në karrierën e tij vlen të theksohet se ka qenë Ministër i Brendshëm në qeverisjen e përbashkët mes PD-së dhe PS-së në vitin 2017. Dritan Demiraj është pedagog pranë Akademisë Ushtarake dhe Universitetit të sporteve dhe mban titullin Doktor Shkencash me punimin: Forcat Speciale nën një perspektivë të re luftimi bashkëkohor. Rast studimi Afganistani, - mbrojtur në Akademinë e Forcave të Armatosura në Tiranë. Demiraj shënon në karrierën e tij edhe mbi 30 botime enciklopedish, analizash, librash dhe manualesh. Së fundi ka nisur të shkruajë serinë me 12 libra rreth Al Qaedas dhe aktiviteteve të saj në Ballkan, Europë dhe kudo nëpër botë, të hedhura në qarkullim nga Botimet M&B. Po ashtu, ka shkruar libra për Lindjen e Mesme, Kinën, Rusinë dhe Iranin. Ai është njohës i tre gjuhëve të huaja; anglisht, gjermanisht dhe italisht.

Strategjia Ushtarake e Kines

Në ditët e sotme Republika Popullore e Kinës paraqet një nga rreziqet më të mëdha për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Këtë e përforcon edhe fakti se ekonomia e saj po rritet dita ditës në koordinim të vazhdueshëm edhe me Federatën Ruse. Fuqia e madhe ekonomike, i mundëson Kinës të alokojë sasi të mëdha financiare në drejtim të forcimit të mbrojtjes kombëtare, për të cilat do të flasim në detajet më të vogla në këtë libër modest i cili botohet për herë të parë në hapësirën Ballkanike. Kina ka objektiv për të kundërshtuar me çdo mjet interesat e SHBA-ve dhe të aleatëve të saj në rajonin e Detit të Kinës Jugore, Detin e Kinës Lindore dhe në rajonin e Indo-Paqësorit….

Kategori: ,

2, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

978992838796
SKU: BMB120
0

Përshkrimi

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Strategjia Ushtarake e Kines”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.