Carlos Ruiz Zafon
Carlos Ruiz Zafón është shkrimtari më i vlerësuar bashkëkohor i letërsisë spanjolle në gjithë botën. Ka lindur në Barcelonë më 25 shtator 1964 dhe është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, më 19 qershor 2020. Zafon e filloi karrierën si shkrimtar në vitin 1993, me librin Trilogjia e mjegullës, ku përfshihen Princi i mjegullës, Pallati i mesnatës dhe Dritat e shtatorit, seri librash për të rinj. Në vitin 1998, botoi romanin Marina. Tre vite më pas, konkretisht në vitin 2001 u botua Hija e erës, që u kthye menjëherë në një rast letrar ndërkombëtar, me dhjetëra milionë kopje të shitura në gjithë botën. Ky ishte romani i parë i sagës Varreza e Librave të Harruar, që vazhdoi me romanet Loja e engjëllit, I Burgosuri i qiellit dhe Labirinti i shpirtrave, një univers letrar që e ktheu këtë sagë në fenomenin e madh të letërsisë bashkëkohore, në të pesë kontinentet. Të gjithë romanet e Carlos Ruiz Zafon janë përkthyer në shqip dhe botuar nga DITURIA. Këto libra i gjeni edhe tek Libraria Leximtari.
Marina
- Autori: Carlos Ruiz Zafon
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Ledia Dushi
Marina është një roman për të rinjtë nga autori spanjoll Carlos Ruiz Zafón. Ai u botua në vitin 1999 nga shtëpia botuese Edebé dhe u ribotua në shkurt 2017 me një total prej rreth trembëdhjetë botimesh dhe me sukses të madh edhe në tregjet botërore të librit.
Përshkrimi
Barcelonë, fundi i viteve ‘70.
Oskar Drai është një student i ri, që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas.
I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t’u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo cep histori dhe mister.
Në njërën nga këto arratisje, djali rrëmbehet nga një muzikë që e çon deri te dritaret e një shtëpie. Brenda, një gramafon i vjetër luan një këngë magjiplotë për piano. Nuk i reziston dot ngasjes dhe merr orën e vjetër që sheh sipër gramafonit… Por, një ditë më vonë kthehet sërish në atë shtëpi ku dhe takon Marinën dhe babanë e saj enigmatik, piktorin German. Dhe asgjë nuk do të jetë më si më parë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 228 Faqe
- Data e publikimit: 12/08/2011
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Marina
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.