Nje dritare me shume
- Autori: Vlash Papa
- Shtëpia botuese: Botonjesja voskopojare
- Redaktori: Dionis Papa
Del në dritë libri “Një dritare më shumë: Kontributi im në historiografinë e Beratit”, që sjell për herë të parë të përmbledhur veprën studimore shumëvjeçare të Vlash Papës (1900-1979). Sot, ky libër është një “dritare më shumë” për historinë e Beratit dhe njëherësh mund të lexohet edhe si një homazh dhe falenderim për mësuesit, për ata që me punën e tyre kanë ndriçuar jo vetëm mendjet e nxënësve, por edhe faqet e historisë sonë
1, 800.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 800.00 L.1, 530.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 530.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Vlash Papa ka qenë arsimtar. Dhe si shumë mësues të brezit të tij, përkushtimi ndaj dijes nuk u kufizua vetëm në klasë. Ai përfaqëson atë brez mësuesish poliedrikë, të cilët krahas misionit fisnik të mësimdhënies, morën mbi supe barrën e ndriçimit të historisë.
Krahas punës në arsim, ai iu përvesh kërkimit dhe studimit të historisë e kulturës për të hartuar historinë e qytetit të lashtë të Beratit. Mblodhi dokumente, shkroi artikuj, studioi figura historike dhe falë pasionit të tij për historinë e vendlindjes, Vlash Papa u bë një nga zërat e parë që hodhi dritë mbi vlerat e Beratit duke na lënë një kontribut të çmuar në historiografi.
Ky botim ka një domethënie të dyfishtë, sepse është redaktuar me aq dashuri dhe vërtetësi nga i biri i tij, Dionis Papa, vetë mësues i historisë. Kështu, kjo vepër kthehet në një dialog të bukur ndërmjet dy brezave mësuesish që i kanë shërbyer arsimit dhe kulturës.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 482 Faqe
- Data e publikimit: 31/05/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.