Khaled Hosseini

Autori i bestsellerit absolit, Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini ka lindur më Kabul 1965 në Afganistan. Më 1970 familja Hosseini u zhvendos në Iran ku i ati punoi për ambasadën afgane në Teheran. Më 1973 familja Hosseini u kthye në Kabul. Në vitin 1980, pas pushtimit sovjetik të Afganistanit, familja kërkoi strehim politik në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në San Hose të Kalifornisë. Hosseini kreu shkollën e mesme të San Hose më 1984 dhe u regjistrua në Universitetin Santa Clara ku mori diplomë në biologji më 1988. Një vit më vonë ai hyri në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, ku u diplomua si mjek në vitin 1993. Ai ushtroi profesionin e mjekut për dhjetë vjet, deri një vit e gjysmë pas publikimit të librit Gjuetari i balonave. Vepra e këtij autori ka ardhur në gjuhën shqipe edhe përmes përkthimeve të Oriana Tamburit, me veprat: Gjuetari i balonave, Një mijë diej vezullues, Dhe malet oshëtinë dhe Lutje detit. Hosseini shërben aktualisht si i Dërguar i Vullnetit të Mirë për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Ai ka punuar për të siguruar ndihmë humanitare për Afganistanin që nga viti 2007. Ai jeton në Kaliforninë e Veriut me bashkëshorten e tij Roya dhe dy fëmijët e tyre, (Haris dhe Farah). Librat e Khaled Hosseinit janë botuar nga OMSCA-1 dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.

Një mijë diej vezullues

(1 shqyrtim nga klient)

Një kronikë e jashtëzakonshme e tridhjetë viteve histori afgane, parë përmes syve të dy grave të paharrueshme: Mariamit dhe Lailës. Khaled Hosseini thur një rrëfim për dhunën, frikën, por mbi të gjitha për forcën e pashtershme të dashurisë dhe shpresës.

Kategori:

1, 000.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789994341276
SKU: BOMS0042
0

Përshkrimi

Dashuria mund të lëvizë njerëzit, ashtu si era lëviz retë.

Mariam është vetëm pesëmbëdhjetë vjeç kur dërgohet në Kabul për t’u martuar me Rashidin, një burrë shumë më të madh se ajo. Dy dekada më vonë, lufta dhe tragjedia sjellin në të njëjtën shtëpi Lailën, një vajzë moderne të rritur me libra.

Në romanin “Një mijë diej vezullues”, këto dy gra të ndryshme bëhen aleate të pandara përballë brutalitetit të talebanëve dhe dhunës shtëpiake. A mundet miqësia e tyre të mbijetojë në një botë që përpiqet t’i zhdukë?

Për çdo lexues që kërkon të kuptojë shpirtin e pathyeshëm të gruas, kjo vepër është një monument letrar. Porositni kopjen tuaj sot.

Më shumë info për këtë artikull

5
1 vlerësim
Libri
5
Autori
5
Leximtari.al
5

1 shqyrtim për Një mijë diej vezullues

Pastro filtrat
  1. Ekonomisti_Londer

    Libri
    Autori
    Leximtari.al

    Ky eshte libri me i bukur i Hossein. Nje histori e dhimshme e fateve te grave ne nje shoqeri krejtesisht fanatike dhe te dhunuar mes luftrash en Afganistanin e fundviteve 70′. A MUST READ

    Pro:

    -

    Kundër:

    -

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.