Anno Domini , poezi

Anno Domini – në vitin e Zotit. Ky titull nuk i referohet thjesht një kohe kalendarike. Ai është një përpjekje për ta jetuar kohën njerëzore nën dritën e së përjetshmes; për t’i lexuar ngjarjet e jetës jo si rastësi por si shenja të një rruge drejt Burimit prej nga ka ardhur dhe drejt të cilit, me vetëdije ose jo, është gjithmonë duke u kthyer.

Kategori: ,

700.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928879035
SKU: BMB543
0

Përshkrimi

Të humbur në peshën e ditëve, në emrat, rolet dhe kryqet që mbajmë mbi shpinë, harrojmë se para se të jemi qenie të tokës, jemi frymë. Se para se të jemi histori të veçanta, jemi pjesë të së njëjtës histori të madhe. Se para se të jemi zëra të ndarë, jemi jehonë e së njëjtës Fjalë.

Sa më shumë kam ecur në jetë, aq më shumë kam kuptuar se urtësia qëndron te përulësia. Te pranimi se e Vërteta nuk na përket ne; jemi ne që i përkasim asaj.

Akti i krijimit është, ndoshta, një nga aktet më sublime të ekzistencës, është mënyra jonë më e afërt për të marrë pjesë në veprën hyjnore të Krijuesit dhe për të jetuar, sado në mënyrë të papërsosur, imazhin e Tij. Kur krijojmë, ne bëhemi bashkëpunëtorë të misterit, dëshmitarë të së padukshmes dhe përkthyes të asaj që shpirti ndien, por gjuha e zakonshme nuk arrin gjithmonë ta shprehë.

Jetojmë në një botë që na fton vazhdimisht drejt banalitetit të së përditshmes, drejt ritmeve që shpesh na largojnë nga vetja.

Megjithatë, brenda secilit prej nesh ekziston një hapësirë më e thellë, më e qetë dhe më e vërtetë. Jemi pjesë e së njëjtës esencë transcendentale që përshkon gjithësinë; fije të së njëjtës dritë që kërkon vazhdimisht të njohë vetveten.

Në këtë kuptim, poezia bëhet më shumë se fjalë. Ajo bëhet kujtesë. Na kujton se jemi të lidhur me diçka më të madhe se vetja, se vuajtja nuk është fundi i rrëfimit dhe se bukuria mund të lindë edhe nga copëzat më të thyera të përvojës njerëzore.

Këto poezi nuk u shkruan për të dhënë përgjigje. Ato lindën nga nevoja për të mbijetuar pyetjet.

Për mua, poezia ka qenë gjithmonë një strehë, rrëfim, lutje dhe terapi; një mënyrë për të kuptuar plagët, për të përqafuar humbjet dhe për të gjetur kuptim aty ku jeta shpesh duket e heshtur. Me kalimin e kohës, ajo u shndërrua dhe në një mënyrë jetese.

Anno Domini – është dëshmi e udhëtimit tim dhe nëse këto poezi arrijnë të zgjojnë te lexuesi qoftë edhe një çast heshtjeje të kthjellët, një ndjenjë afërsie me të Shenjtën, një kujtim se shpirti është më i madh se frika dhe dashuria më e fortë se koha, atëherë ia ka vlejtur.

Autorja

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Anno Domini , poezi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.