Rita Petro

Rita Petro (Filipi) ka lindur më 13 mars 1962 në Tiranë. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe (1980–1984), si dhe është specializuar në Filozofi dhe Kulturë Antike në Universitetin e Athinës (1993). Ka punuar si redaktore dhe specialiste didaktike (1985–2000) në shtëpinë botuese të librit shkollor. Në vitin 2000, ajo bashkëthemeloi shtëpinë botuese Albas (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Preshevë). Gjithashtu, është bashkautore e 45 teksteve shkollore në lëndët e letërsisë dhe gjuhës shqipe. Ajo ka zënë një vend të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare për fëmijë dhe të rritur me titujt: “Shija e instinktit” (1998), “Këtu poshtë këndohet live” (2002), “Vrima” (2014), “Lindur së prapthi” (2022) dhe “Poema e mungesës” (2025). Petro është fituese e Çmimit “Onufri” (1999), e Çmimit për Karrierë Poetike (2014), si dhe e Çmimit Kombëtar të Bibliofilisë “Lumo Skëndo” (2014) me poemën Vrima, e cila konsiderohet botimi më i suksesshëm kritikisht i autores, por edhe më kontroversi, për shkak të kundërshtimeve nga një shoqëri konservatore. Me librin “Lindur së prapthi” mori Çmimin Europian të Letërsisë. Petro është gjithashtu një figurë e njohur publike, shumë aktive në media, ku përmes përvojave dhe artit të saj përcjell mesazhe fuqizuese mbi të drejtat e grave dhe emancipimin e shoqërisë. Në dhjetor 2025 Rita Petro u shpall “Poete Laureate” për dyvjeçarin 2025-2027 nga juria, me motivacionin: “Në krijimtarinë e saj prej afër tri dekadash në lëvrimin e poezisë shqipe, ajo ka përcjellë origjinalitet në trajtimin e temave të guximshme, me sinqeritet intelektual dhe me kapërcime e tronditje të tabuve konvencionale e të vjetra moralistike. Poezia e Petros përcillet si provokuese, që çliron energji ndikuese për emancipim individual dhe shoqëror”. Librat e Rita Petro i gjeni edhe online tek Leximtari.al.

Poema e mungeses – Rita Petro

1, 200.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928922281
SKU: BAO0879
0

Përshkrimi

Kjo poemë për vetminë e njeriut dhe për vetminë e yllit që shuhet pa emër, për vetminë e atij që ikën dhe për vetminë e atij që mbetet, për vetminë e të moshuarit dhe arrogancën e të riut, për vetminë e shpirtit që e merr malli për trupin e vet, për vetminë e një populli të vogël para pushtetit të madh, për instinktin e dhunës dhe për instinktin e mbrojtjes, për bollëkun material dhe për boshllëkun shpirtëror, për bukurinë e përkohshme artificiale dhe për bukurinë e përjetshme universale.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Poema e mungeses – Rita Petro”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.