Sonete – William Shakespeare – Pegi

Kjo përmbledhje është një takim mes dy mjeshtërve të fjalës: Shekspirit, që u dha zë ndjenjave më të thella njerëzore, dhe Vedat Kokonës, që me ndjeshmërinë e tij poetike i bëri ato të tingëllojnë natyrshëm e bukur edhe në shqip. Sepse koha mund të marrë bukurinë e çastit, por jo bukurinë që mbetet e gjallë në poezi.

Kategori: ,

Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928868268
SKU: PEG0801
0

Përshkrimi

“Sonetet” e William Shakespeare-it janë një udhëtim poetik në thellësitë e shpirtit njerëzor, ku dashuria, bukuria, miqësia dhe koha ndërthuren me fuqinë e poezisë për t’i bërë ndjenjat të përjetshme.

Ka vepra që u përkasin shekujve në të cilët janë shkruar dhe ka të tjera që u flasin njerëzve në çdo kohë. Sonetet e William Shakespeare-it janë pikërisht ndër këto të fundit.

Të shkruara më shumë se katër shekuj më parë, ato vazhdojnë të na prekin me të njëjtën forcë, sepse depërtojnë thellë në botën njerëzore, për të shpërfaqur bukurinë, brishtësinë, pasiguritë dhe përballjen tonë me kohën që ikën në një rrugë pa kthim.

Të botuara për herë të parë si përmbledhje më 1609-n, sonetet e Shekspirit përbëjnë një nga arritjet më të mëdha të poezisë lirike botërore. Në to, dramaturgu i madh shfaqet si një njohës i jashtëzakonshëm i shpirtit njerëzor.

Përmes vargjeve të mbushura me ndjenjë dhe mendim, ai na përball me pyetje që mbeten po aq të rëndësishme edhe sot:

A mund t’i mbijetojë dashuria kohës?

Çfarë mbetet nga bukuria kur vitet kalojnë?

A arrin vallë arti ta mposhtë harresën?

Shekspiri i këndon bukurisë, por njëkohësisht vë në dukje brishtësinë e saj; i beson dashurisë, por njeh edhe dhimbjen që mund të sjellë ajo; mediton mbi revanshin e kohës, por e gjen një mënyrë për të sfiduar harresën dhe vdekjen.

Kështu, sonetet shndërrohen në një pasqyrë të ndërlikuar të shpirtit njerëzor, ku e bukura dhe e dhimbshmja, shpresa dhe zhgënjimi, përjetësia dhe përkohshmëria bashkëjetojnë në pafundësi.

Një histori e bukur fshihet edhe pas sjelljes së këtyre soneteve në gjuhën shqipe. Përkthyesi i shquar, Vedat Kokona rrëfen se njohja e tij me sonetet ndodhi krejt rasësisht. Një ditë, dëgjoi sonetin LXV, vargjet e të cilit e tronditën aq thellë, sa i mësoi përmendsh brenda 30 minutave.

Kritika

“Me këtë çelës, Shekspiri hapi zemrën e tij”.

William Wordsworth, Scorn Not the Sonnet, 1827

“Poezi me ndjenja të thella e tragjike, të lindura nga hidhërimi i zemrës së Shekspirit dhe të ëmbëlsuara nga mjalti i buzëve të tij.”

Oscar Wilde, The Portrait of Mr. W. H., 1889

“Asnjë poet nuk ka arritur të gjejë kaq shumë mënyra shprehëse për ndjenjat dhe përjetimet njerëzore, sa Shekspiri në sonetet e tij.”

John Bayley, The New York Review of Books

“Shumë prej këtyre soneteve janë jashtëzakonisht të bukura dhe tërheqëse, sepse na japin mundësinë të depërtojmë në shpirtin e vetë poetit”.

William Hazlitt, Characters of Shakespear’s Plays, 1817

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Sonete – William Shakespeare – Pegi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori