Rita Petro

Rita Petro (Filipi) ka lindur më 13 mars 1962 në Tiranë. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe (1980–1984), si dhe është specializuar në Filozofi dhe Kulturë Antike në Universitetin e Athinës (1993). Ka punuar si redaktore dhe specialiste didaktike (1985–2000) në shtëpinë botuese të librit shkollor. Në vitin 2000, ajo bashkëthemeloi shtëpinë botuese Albas (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Preshevë). Gjithashtu, është bashkautore e 45 teksteve shkollore në lëndët e letërsisë dhe gjuhës shqipe. Ajo ka zënë një vend të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare për fëmijë dhe të rritur me titujt: “Shija e instinktit” (1998), “Këtu poshtë këndohet live” (2002), “Vrima” (2014), “Lindur së prapthi” (2022) dhe “Poema e mungesës” (2025). Petro është fituese e Çmimit “Onufri” (1999), e Çmimit për Karrierë Poetike (2014), si dhe e Çmimit Kombëtar të Bibliofilisë “Lumo Skëndo” (2014) me poemën Vrima, e cila konsiderohet botimi më i suksesshëm kritikisht i autores, por edhe më kontroversi, për shkak të kundërshtimeve nga një shoqëri konservatore. Me librin “Lindur së prapthi” mori Çmimin Europian të Letërsisë. Petro është gjithashtu një figurë e njohur publike, shumë aktive në media, ku përmes përvojave dhe artit të saj përcjell mesazhe fuqizuese mbi të drejtat e grave dhe emancipimin e shoqërisë. Në dhjetor 2025 Rita Petro u shpall “Poete Laureate” për dyvjeçarin 2025-2027 nga juria, me motivacionin: “Në krijimtarinë e saj prej afër tri dekadash në lëvrimin e poezisë shqipe, ajo ka përcjellë origjinalitet në trajtimin e temave të guximshme, me sinqeritet intelektual dhe me kapërcime e tronditje të tabuve konvencionale e të vjetra moralistike. Poezia e Petros përcillet si provokuese, që çliron energji ndikuese për emancipim individual dhe shoqëror”. Librat e Rita Petro i gjeni edhe online tek Leximtari.al.

Vrima – Rita Petro

Me kete liber Rita Petro arriti te thyeje tabu dhe te ngjalle nje reagim te forte ne opinionin publik dhe ne boten letrare. Autorja me shume cmime letrare brenda dhe jashte Shqiperise, fituese e cmimit Europian te Letersise dhe njeheresh poete laureate e shpallur nga QKLL per vitin 2025 – 2027, sjell nje tjeter imazh dhe koncept per vargun shqip me kete permbledhje poetike

800.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789292354619
SKU: BAO0090
0

Përshkrimi

Ky libër synon të zbulojë poetikisht skutat më të errëta të ndërgjegjes universale dhe të shpirtit njerëzor. Në qendër të harmonisë së trupave qiellorë dhe të trupave njerëzorë vendoset Erosi, prania e të cilit ndihet në çdo varg të librit si amësi dhe si sensualietet femëror.

Të shtatë elementet që përbëjnë jetën janë përdorur si detaje për universin poetik të librit Vrima: Ujë – Tokë – Ajër – Zjarr – Zot – Grua – Burrë. Me art e në mënyrë kontraverse poetja thyen tabutë që lidhen me moralin, gojëdhënat, botëkuptimet filozofike të ekzistencës, duke provokuar deri në ekstrem intelektin dhe ndjesitë e lexuesit.

Edhe në situatat më romantike ajo nuk i përkëdhel ndjenjat, por i trondit ato. I gjithë libri pulson nga ekstaza e dashurisë, që është gjendja e krijimit dhe që poetja e krahason me dhimbjen e lumturinë që ndien femra kur nxjerr në jetë fëmijën.

REVIEWS

“Libri që na ka mbledhur sot mban një titull metaforik “Vrima” duke shënuar kështu një qasje ta quaj postmoderne (por në thelb është realiste, në mos natyraliste). Vrima në këtë rast është ajo pika e fillimit ose ajo pika ku ngulet kompasi kur vizatojmë një rreth, është qendra e seksualitetit femëror që kthehet në një optikë mbi gjërat me të cilat një femër ndeshet dhe jeton në jetën e saj… Lexuesi do të befasohet me pikëpamjen e re mbi lindjen dhe sidomos me gjuhën poetike, po e quaj poetikisht “të lëngshme” të poezisë “Dalja”, ku është individi i porsalindur (femra) ajo që sulmon botën ta pushtojë…”

Zejnullah Rrahmani

“Autorja triumfon artistikisht me veprën e saj falë lirisë së egos që ka, jeton diku ku nuk ka smirë, egoizëm, vrasje, kriza, ajo bën jetën nën mbretërinë e pakushte të pasionit, diku në thellësinë e natyrës njerëzore, ku s’ka ideologji as diktaturë, kah nuk ka qarkulluar bibël as kuran – ajo sfidon edhe klerin, ideja e zotit tek autorja është robëri shpirti, gjë që ajo nuk e përfill duke sajuar harmoninë e artit përmes farës së lirisë shpirtërore.

Në librat e saj erosi evulon nga vargu në varg, merr forcë nga faqja në faqe dhe krijon imazhe vizuale pa kompleks, pamjet që i sjellë leksiku – shpesh anatomik dhe i drejtpërdrejtë. Përkundër një vije frymëzimi, autorja nuk rrëshqet në banalitet, në irritim dhe nuk bën shkarje motivimi , nuk hesht as kur do të heshtnin të gjithë, erosi i saj sulmon pahiri dhe spontanisht.

Artistikja e saj është e madhe sa pangopshmëria me dashuri. Ajo është erosi vet. Libri nis me Daljen nga muret e mishta për të udhëtuar vazhdimisht kah dorëzimi i trupit e shpirtit nëpër zonën e ndaluar, ku rri fshehur liria. Rita ka shkruar libra që përfaqësojnë diçka në letërsinë shqipe lirinë krijuese, feminilitetin si triumf bashkë me elokuencën e krijimit dashuror, jo si afeksion por si qëllim.”

Dije Demiri Frangu

“Figura e Vrimës në modelin e përzgjedhur të jetës bëhet figurë e brendësisë jetësore. Shkurt, nga kjo figurë e përzgjedhur, poezia e Rita Petros jep modelin universal, pra dhembjen universale, e cila në shenjë formohet e strukturohet nga një tërësi e veçantë poetike postmoderne.

Gjithçka personalizohet e neutralizohet në poetikën e shkrimit. Kujtimet neutralizohen së bashku me empirinë, duke e formuar e ruajtur gjithnjë kosmogonin, për t’u mbarështuar në gjuhën poetike.

Me atë çka ka krijuar, ka sjellë një model të femrës së lirë në shprehje të përjetimit në poezi, të femrës inteligjente në nuhatje të gjërave, që nuk bërtet rrugëve, por që guxon dhe provon të hedhë një hap më shumë se të tjerat, duke sfiduar çdo mentalitet dhe çdo sfidë në jetën tonë plot paragjykime.”

Flamur Maloku

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vrima – Rita Petro”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.