Irvin D. Yalom
Irvin D. Yalom është një nga autorët dhe mendimtarët më të lexuar të psikoterapisë bashkëkohore, i njohur për aftësinë e rrallë për të bashkuar shkencën e psikoterapisë me fuqinë narrative të letërsisë. Ai është autor i librave non-fiction (psikoterapi, teori klinike, reflektime ekzistenciale) dhe fiction (romane psikologjike–filozofike), të cilat kanë ndikuar thellë si profesionistët e shëndetit mendor, ashtu edhe lexuesit e gjerë. I lindur më 13 qershor 1931 në Uashington, nga prindër emigrantë rusë pas Luftës së Parë Botërore, Yalom u rrit në një mjedis social me tensione të forta. Pikërisht këto rrethana e shtynë drejt librave dhe bibliotekës publike, ku nisi formimi i tij si lexues i pasionuar dhe më vonë si rrëfimtar. Në fillim ëndërronte të shkruante romane, por pas leximit të autorëve si Tolstoi dhe Dostojevski, gjeti te psikiatria një mënyrë për të eksploruar më thellë natyrën njerëzore. Yalom është Profesor Emeritus i Psikiatrisë në Stanford University, ku ka ushtruar për dekada praktikën klinike dhe mësimdhënien. Libri i tij i parë madhor, Teoria dhe praktika e psikoterapisë në grup, u kthye në një vepër themelore në këtë fushë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Po aq ndikues është edhe Psikoterapia ekzistenciale, ku Yalom artikulon katër temat qendrore të ekzistencës njerëzore: vdekjen, lirinë, izolimin dhe mungesën e kuptimit. Pas suksesit akademik, ai iu kthye letërsisë artistike, duke krijuar atë që vetë i quan “romane mësimore”: vepra që ndërthurin histori narrative me filozofi dhe psikoterapi. Romane si Kur qau Niçja, Kura Shopenhauer dhe Problemi Spinoza e bënë Yalom një autor ndërkombëtar bestseller. Kur qau Niçja u vlerësua me Medaljen e Artë të Komonuelthit për fiction (1993) dhe u nderua në Panairin e Librit në Vjenë (2009), ku mbi 100 mijë kopje iu shpërndanë falas qytetarëve. Në jetën personale, Yalom ishte i martuar me Marylin Yalom, studiuese dhe pedagoge e letërsisë së krahasuar në Universitetin Johns Hopkins, një partneritet intelektual që ka ndikuar dukshëm në thellësinë kulturore të veprës së tij. Në gjuhën shqipe ka ardhur pothuajse e gjithë vepra e Irvin D. Yalom, botuar nga Morava. Ndër titujt më të kërkuar nga lexuesit janë: Kur qau Niçja, Kura Shopenhauer, Problemi Spinoza, Të shohësh diellin në sy, Xhelati i dashurisë, Krijesat e një dite, Rrugëtimi drejt vetvetes dhe së fundmi Një çështje vdekjeje a jete. Këto libra i gjeni edhe tek Leximtari.
Problemi Spinoza-Morava
- Autori: Irvin D. Yalom
- Shtëpia botuese: Morava
- Përkthyesi: Agim Doksani
- Redaktori: Nora Sula
Përshkrimi
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 396 Faqe
- Titulli origjinal: The spinoza problem
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.