George Orwell
Autori i madh i letrave botërore George Orwell, emri i vërtetë i të cilit është Eric Arthur Blair, ka lindur më 25 qershor 1903 në Indi, në fshatin Motihari, afër kufirit me Nepalin. Babai i George Orwell ishte një zyrtar i administratës koloniale britanike në Indi. Në vitin 1904 familja Blair u kthye në Angli, ku mbeti deri në vitin 1922. Filloi të shkruante në një moshë të re e madje botonte edhe në periodikët e kolegjit, por atij nuk i pëlqente shkolla. Orwelli shkroi për eksperiencat e tij të papëlqyeshme në shkollën parapërgatitore. Orwelli nuk fitoi ndonjë të drejtë studimi dhe, meqë nuk kishte mundësi për të vazhduar arsimimin e tij, shkoi në Burma dhe shërbeu në administratën e Policisë Perandorake Indiane nga viti 1922 deri në vitin 1927, kur ai dha dorëheqjen, pjesërisht për shkak të mospëlqimeve të tij në rritje për imperializmin britanik, një mospëlqim që e shprehu me fjalë në esetë e tij “Shooting an Elephant” (1950) dhe “A Hanging” (1931). Kur Orwelli u kthye në Evropë ishte në një gjendje të mjerë ekonomike dhe bëri punë që paguheshin shumë pak, në Francë dhe Angli. Më në fund, në vitin 1928, ai vendosi të bëhej shkrimtar profesionist. Duke filluar nga viti 1930, Orwelli u bë një kontribues i rregullt për “New Adelphi”, dhe në vitin 1933 ai mori emrin “George Orwell”, me të cilin ai do të bëhej i famshëm. Për romanin e tij të parë ai përdori si frymëzim eksperiencat e fundit me varfërinë dhe shkroi “Down and Out in Paris and London” (1933). Ndërsa jepte mësim në një shkollë private, ai botoi veprën e tij të dytë të rëndësishme “Ditët burmeze” (1934). Dy vjet më vonë ai u martua me Eileen O’Shaugnessy. Gjatë viteve ’30, Oruwlli kishte adaptuar pikëpamjet e një socialisti dhe udhëtoi për në Spanjë, për të raportuar mbi luftën e tyre civile. Ai mori anën e militantëve të Partisë Marksiste të Punëtorëve të Bashkuar dhe luftoi përkrah tyre. Ishte kjo luftë që e bëri atë ta urrente komunizmin dhe të favorizonte socializmin anglez. Orwelli shkroi një libër mbi Spanjën, “Homazh për Katalonjën”, që u botua në vitin 1938. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Orwelli shërbeu si oficer në Gardën Rezervë dhe gjithashtu punoi si gazetar për BBC-në, Observer-in dhe Tribune-n, ku ishte redaktor letrar nga viti 1943 deri në vitin 1945. Aty nga fundi i luftës ai shkroi “Fermën e kafshëve”, dhe kur lufta mbaroi ai shkoi në Skoci. Ishte “Ferma e kafshëve” që e bëri më në fund të suksesshëm Orwellin. Suksesi tjetër i tij mbarëbotëror ishte romani “1984”, për të cilin Orwelli tha se ishte shkruar “për të ndryshuar mendimin e të tjerëve mbi llojin e shoqërisë për të cilën ata duhet të luftojnë.” Fatkeqësisht Orwelli nuk jetoi aq gjatë për të shikuar sa i suksesshëm do të bëhej, sepse ai vdiq nga tuberkulozi, në Londër, më 21 janar 1950. Orwell është një autor i lexuar në të gjithë botën, sidomos në ato vende ku shfaqen shenja autoritare dhe diktatoriale. Edhe në Shqipëri ka lexues të shumtë dhe këtu kuptohet arsyeja që romanet kryesore “Ferma e kafshëve” dhe “1984” janë me shumë përkthime të hedhura në qarkullim nga shumë botues. Veprën e tij e gjeni online edhe tek Leximtari.
1984 – George Orwell
- Autori: George Orwell
- Shtëpia botuese: Living
- Përkthyesi: Durim Taçi
- Redaktori: Xhoina Salaj , Bledar Çepele
Një nga kryeveprat absolute të letërsisë botërore të shekullit të XX vjen në gjuhën shqipe përmes përkthimit të shkëlqyer të Durim Taçit. Botuar nga shtëpia botuese Living, ky roman distopik është një paralajmërim drithërues mbi totalitarizmin, mbikëqyrjen masive dhe humbjen e lirisë individuale. Një vizion i tmerrshëm i një të ardhmeje ku shteti kontrollon çdo mendim e lëvizje, i cili mbetet më aktual se kurrë. Zbuloni këtë libër thelbësor për çdo bibliotekë, ekskluzivisht në Leximtari.
1, 200.00 L
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Nën vëzhgimin e përhershëm të Vëllait të Madh
Historia e një prej romaneve më të njohura e ndikuese të të gjitha kohërave, “1984” i George Orwell-it, zhvillohet në një shoqëri të terrorizuar nga një ideologji totalitare e përhapur me dhunë nga Partia. Në Londrën e zymtë, Uinston Smithi punon për Ministrinë e së Vërtetës, i rrethuar nga posterat ku Vëllai i Madh vëzhgon çdo lëvizje dhe ku Policia e Mendimit ndëshkon ashpër çdo akt të dyshuar tradhtie.
Kur Uinstoni njihet dhe gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta mund të ketë ende ngjyra përtej atyre të mërzitshme dhe vdekjeprurëse që imponon regjimi, duke u bërë më vigjilent ndaj mundësive të reja. Pavarësisht nga helikopterët e policisë që patrullojnë qiellin, të dy fillojnë të vënë në dyshim Partinë dhe të tërhiqen drejt një konspiracioni të rrezikshëm. Megjithatë, regjimi nuk toleron asnjë mospajtim, as edhe në skutat më të thella të mendjes, duke rezervuar Dhomën 101 për ata që guxojnë të kenë mendime origjinale.
Ky vizion i tmerrshëm i Orwell-it për një të ardhme ku njerëzit kthehen në skllevër të tiranisë, ka pasuruar fjalorin tonë me terma që tashmë janë pjesë e kulturës popullore si “Vëllai i madh”, “krimendimi”, “mendimi i dyfishtë” apo “Refolmja”. Për këdo që kërkon të kuptojë rrezikun e pushtetit absolut, ky libër është një lexim i detyrueshëm. Porositni kopjen tuaj sot.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 312 Faqe
- Data e publikimit: 30/10/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: 1984
- Vendi i botimit: Tirane

Artan Gjergji –
Nje liber embleme qe cdo kush duhet ta lexoje te pakten nje here ne jete
-
-