Namik Dokle
Namik Dokle u lind më 11 mars 1946 në Durrës. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, si dhe në Fakultetin e Ekonomisë Agrare, Universiteti Bujqësor, Tiranë. E ka nisur karrierën profesionale si gazetar në gazetën “ Puna” , më pas është zgjedhur kryeredaktor i kësaj gazete. Gjithashtu ka qenë kryeredaktor i gazetës “ Zëri i Popullit”. Më 1994 ai ndoqi një kurs specializimi për gjuhën dhe kulturën spanjolle në Universitetin Complutense, Madrid. Më 1995 u specializua pranë Këshillit të Europës për Problemet Parlamentare, Strasburg dhe më 1997 ndoqqi një kurs specializimi për problemet e tranzicionit në Madrid. Në funksionet e tij parlamentare në vitin 1997-2001 do të zgjidhej Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa në 2001-2002: Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 2010- Shtator 2013: Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në 2004-2005 do të mbante detyrën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në tetë legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme. Ai ka shkruar mbi 700 artikuj, ese, intervista në shtypin shqiptar dhe intervista në shtypin italian, francez, amerikan, grek dhe spanjoll. Namik Dokle është autor i disa librave publicistikë si “Piedestale pa statuja”, dramave “Shën Mëria e Beratit” dhe “Dënimi i dytë i Homerit”, si dhe veprave letrare “Vajza e mjergullës”, “Mjegulla e dimrit të largët”, “Vallëzim me hënën”, dhe romani i tij më i fundit “Asnjë trokitje në qiell”
Asnje trokitje ne qiell
- Autori: Namik Dokle
- Shtëpia botuese: Toena
- Redaktori: Behar Gjoka
“Asnjë trokitje në qiell” nga Namik Dokle është një roman i thellë për njeriun dhe vetminë, për humbjet që mbartim dhe për trokitjet që presim ndoshta jo nga qielli, por nga njëri-tjetri. Vendosur në një dimër të ftohtë funddhjetori në një fshat të braktisur, ku shtatë persona përballen me sprovën e urisë dhe të vdekjes, kjo vepër dëshmon pjekuri artistike dhe një vizion letrar të jashtëzakonshëm. Zbuloni këtë kryevepër të letërsisë shqipe, tashmë të disponueshme në Leximtari.
Përshkrimi
Viktimat e historisë, fshati i braktisur dhe sprova e mbijetesës
Është dimri i ftohtë i funddhjetorit dhe fillimjanarit, kur protagonistët e këtij romani gjenden përballë sprovës së urisë, betejës së jetës dhe dhimbjes së ndarjes nga jeta. Fabula e zgjedhur sjell fatin e shtatë personave që rastësisht ndodhen të strehuar në një shtëpi të vetme në një fshat të braktisur. Disa prej tyre janë pjesëtarë të një familjeje, dy të tjerë janë të panjohur, ndërsa djali i familjes, i vrarë në një betejë, ka lënë porosi që të varroset në fshatin e gjyshit të tij.
Siç shprehet vetë autori Namik Dokle: “Dëshira ime ka qenë që të flas për atë që njerëzit e vuajnë sot dhe për ëndrrën e tyre. I mbetem besnik bindjes se misioni i letërsisë nuk janë heronjtë e historisë, por viktimat e historisë.”
Një parashtrim modern dhe pasuri e gjuhës shqipe
Romani shpaloset si një parashtrim modern në strukturën narrative dhe kompozicionale, të cilat shpesh shfaqen të grimcuara, ndërsa protagonistët flasin përmes një larmie gjuhësore me të gjitha ngjyrat e pasura të gjuhës shqipe. Në këtë materie letrare rishfaqet atmosfera e romaneve të mëparshme të autorit, duke plotësuar një sagë letrare tashmë të konsoliduar që ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe lexuesve, njësoj si romani i tij i parë, “Vajzat e mjegullës”, i cili është përkthyer në gjashtë gjuhë të huaja.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 248 Faqe
- Data e publikimit: 14/03/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.