Flutura Açka
Flutura Açka është një nga zërat më të spikatur të romanit bashkëkohor shqiptar, njëherësh edhe poete, botuese dhe aktiviste në politikë. Ka lindur në vitin 1966 në Elbasan Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1988 dhe për Gjuhë - Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit. Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë. Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë. Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj i parë “Vetmi gruaje”, është përkthyer dhe botuar këtë vit në gjuhën bullgare. Me romanin “Biri” ka arritur një kulminacion si romanciere. Ndër veprat më të njohura janë edhe “Kukullat nuk kanë atdhe”, Të ftuar në rrethin e dhjetë, Hiri, Vetmi gruaje, etj. Flutura Açka e ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Utrechtit, Hollandës. Një pjesë të librave të kësaj autoreje i gjeni tek Leximtari.
Biri – Flutura Acka – Mediaprint
- Autori: Flutura Açka
- Shtëpia botuese: Mediaprint
- Redaktori: Shaban Murati
Autorja merret me përjetimin e zisë, si një proces i gjatë i jetës pas humbjes, me identitetin njerëzor mes dy kulturave dhe hyn në thellësitë metafizike të dhimbjes, pa u kthyer në një përqarëse për lexuesin. Ky rrëfim tronditës, më i vështiri i jetës së autores, si qenie dhe si shkrimtare, është njëherësh një thirrje për jetën dhe dashurinë njerëzore.
“Biri” është një nga librat më të lexuar në letërsinë shqipe dhe i mirëpritur nga lexuesit dhe kritika shqiptare.
1, 300.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.1, 170.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 170.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Një fëmijë që humb prindin, thirret jetim; një grua që humb të shoqin, quhet e ve; një burrë që humb partneren, është vejan. Por a ka emër për prindin që
humb fëmijën? A mundet bota ta quajë materie prindin që mbetet jetim i fëmijës së vet? Diçka zhvendoset në kurdisjen logjike të jetës kur ndodh kjo, diçka e
papërshkrueshme gatuhet në zonat më të errëta të fatit.
Në këtë rrëfim personal të sajin, autorja është përpjekur ta gjejë këtë fjalë fatale: “E pabir”. Kështu thotë ajo se ka mbetur prej majit të vitit 2018, kur humbi nga një sëmundje e rrallë, djalin e saj të vetëm
tetëmbëdhjetëvjeçar. Kush e lexon këtë libër, edhe pa e njohur autoren, ndalet shpesh të përfytyrojë nënën tek ajo. Duke e lexuar këtë libër, as mund të rrish pa u prekur, as mund ta lësh pa e mbaruar. Por as nuk e shmang dot shqyrtimin e dashurisë sate.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 368 Faqe
- Data e publikimit: 13/09/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 5 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2025

Ekonomisti_Londer –
Nje liber qe shkund cdo qenie njerezore. Rrefim per nje largim nga jeta te nje engjelli ne menyren me fisnike te mundshme. Kam lotuar ne cdo germe, e kam falenderuar Zotin per cdo gje ne jete. A MUST READ.
-
-