Krim dhe argetim
- Autori: Rudolf Marku
- Shtëpia botuese: Mediaprint
1, 200.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Ky libër është faktoroman: një përzierje e letërsisë faktike, dokumentare me fiksionin letrar. Që nga fillimet e veta, letërsia ka provuar se kufijtë ndarës të realitetit dhe të fantazisë janë aq të hollë e të brishtë, sa gati mund të konsiderohen të padukshëm. Aq më mirë kështu, sepse lexuesi, të cilit i pëlqen të endet në bregun e faktikes, sheh me bisht të syrit bregun e afërm të trillimit, që në rastin më të parë të hidhet përtej. E anasjella ndodh me lexuesin që endet në bregun e fantazisë. Ngjarjet në këtë libër janë të gjitha të vërteta. Disa herë janë ndryshuar emrat, herë të tjera mund të gjeni emra të vërtetë, madje dhe të shenjtëruar nga administratat. Në libër ka dhe detaje të trilluara, ka dhe ndonjë pasazh të sajuar nga fantazia. Kam vënë re se ato që janë marrë nga realiteti faktik tingëllojnë më të sajuara nga përshkrimet e trilluara. Më shumë se gjysma e narracionit të librit është marrë nga Dosja ime e përndjekjes, ndonëse qëllimi i librit nuk është ekspozimi i asaj që është dokumentuar në të. Për më tepër, shpresoj që ky libër të jetë rrëfim tronditës i një brezi të tërë krijuesish të vendit tonë, jo vetëm i kohës së komunizmit, po deri në ditët tona, pavarësisht nga emrat që mund të ketë koha në të cilën jetojmë!
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 286 Faqe
- Data e publikimit: 20/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.