Lea Ypi

Lea Ypi është pedagoge e mendimit politik dhe autore librash, e njohur dhe e botuar në shumë vende të botës. Ajo ka lindur më 6 shtator 1979 në Durrës. Ypi është profesoreshë e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër dhe Profesore e Filozofisë në Universitetin Kombëtar Australian. Ajo është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi nga Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian. Ypi ka bashkëpunuar me Universitetin e Stanfordit (2017), Institutin për Studime të Avancuara në Berlin, Universitetin e Frankfurtit (2010, 2016), Universitetin e Tokios dhe Universitetin Federal të Santa Caterina në Brazil. Ndër botimet e saj të shumta janë "Global Justice and Avant-Garde Political Agency", "The Meaning of Partisanship" (me Jonathan White), etj.. Vepra e saj është përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, holandisht dhe kinezisht (mandarinisht). Me studimet e saj ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Ypi ka dhënë mbi njëqind leksione si e ftuara, duke përfshirë Universitetin e Çikagos, Princeton, Yales, Harvardit, Stanfordit, Kembrixhit, Oksfordit, Parisit, Romës, Frankfurtit, Berlinit, Pragës, Uppsalas, Barcelonës, Oslos, Montrealit, Torontos, Pekinit, Kiotos dhe Melburnit. Ajo kontribuon rregullisht në mediat prestigjioze ndërkombëtare si The Guardian, New Statesman, The Independent, Jacobin Magazine dhe në panelet dhe debatet e radios dhe TV të BBC-së. Në gjuhën shqipe ka botuar tre libra: “Vetëm për vete”, “Të lirë” dhe Të poshtëruar, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Dudaj. Libri “Të lirë” është botuar në rreth 35 gjuhë të botës dhe ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Librat e Lea Ypit i gjeni edhe tek libraria Leximtari.

Te poshteruar – Lea Ypi

(1 shqyrtim nga klient)

Lea Ypi, autorja e librit bestseller absolut Te lire, i botuar ne me shume se 35 vende te ndryshme te botes, vjen me nje tjeter liber te ri, Te poshteruar – nje rrefim trondites per gjyshen e saj, e cila jetoi tragjikisht ne tri kohe dhe ne disa sisteme. Edhe ky liber sjell nje kendveshtrim origjinal dhe reflektues per kohet qe lidhen me njera – tjetren dhe fatet tona…

1, 600.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789994307661
SKU: DUD6543
0

Përshkrimi

Te poshteruar

Kur Lea Ypi gjen në rrjetet sociale një fotografi të vitit 1941, ku shfaqet gjyshja e saj Lemani, gjithçka dinte për të shkuarën familjare, tronditet.

Në fëmijëri i kishin thënë se kujtimet e rinisë së gjyshes ishin zhdukur nga komunistët pas ardhjes në pushtet. Por ja ku është një imazh i saj, e sapomartuar me Asllan Ypin, të dy të buzëqeshur, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore.

Kush ishte në të vërtetë Leman Ypi? Pse fliste frëngjisht kur ishte rritur si mbesa e një pashai në Selanik?

Ç’e shtyu të linte qytetin kaq e re për të nisur jetën vetëm në Tiranë?

Si u dashurua dhe u martua me një socialist simpatizant të Frontit Popullor, ndërkohë që babai i tij bashkëpunonte me fashistët?

Dhe mbi të gjitha, çfarë fshihej pas asaj buzëqeshjeje të papritur në dëborën e Cortina-s, kur e gjithë Europa po bëhej shkrumb e hi?

Duke ndjekur gjurmët e së shkuarës, autorja udhëton drejt vende- ve të rinisë së gjyshes – nga bota e zhdukur e aristokracisë osmane, te realiteti i ri i Ballkanit nën fashizëm dhe më pas nën komunizëm.

Në një libër të thellë e njëkohësisht magjepsës, me zërin e saj të paimitueshëm, Ypi shtron pyetjen themelore të mbijetesës në një epokë ekstremesh, zbërthen brishtësinë e së vërtetës – qoftë ajo personale apo politike – dhe çmimin e vendimeve të marra kundër rrymës së historisë.

Përmes raporteve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, dëshmive gjyqësore dhe kujtimeve të saj për gjyshen Leman, na udhëheq në një udhëtim mes së tashmes dhe së shkuarës, ku arkivi ndërthuret me imagjinatën, dhe faktet me trillimin.

Herë epik e herë intim, “Të poshtëruar” është një reflektim i fuqishëm mbi brishtësinë e së vërtetës – personale dhe politike – dhe mbi pyetjet që vazhdojnë të na ndjekin. Çfarë dimë vërtetë për ata që duam? Dhe me ç’të drejtë morale i gjykojmë zgjedhjet e brezave të shkuar?

 

REVIEWS

“Lea Ypi është një nga ato mendimtare që ndriçojnë të vërtetat historike me fuqinë e pashtershme të letërsisë. E kam lexuar “Të poshtëruar” me të njëjtën mahnitje që dikur kam lexuar “Middlemarch” dhe “Beloved”. Një kryevepĕr”.

Lyndsey Stonebridge

“Lea Ypi zhytet thellë në të kaluarën e harruar të Europës, duke eksploruar se kush e zotëron historinë e një jete dhe kush ka të drejtë të flasë për të. Një rrëfim magjepsës me polici sekrete, familje të ndara dhe besnikëri të palëkundura, libri është njëherazi edhe një reflektim i jashtëzakonshëm mbi shkrimin e historisë dhe mbi fatet e njerëzve që ajo lë pas”.

David Runciman

Më shumë info për këtë artikull

3
1 vlerësim
Libri
3
Autori
3
Leximtari.al
5

1 shqyrtim për Te poshteruar – Lea Ypi

Pastro filtrat
  1. Artan Gjergji

    Libri
    Autori
    Leximtari.al

    Nje nostalgjime e komunizmit ne Kohen e Enver Hoxhes

    Pro:

    -

    Kundër:

    -

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.