Khaled Hosseini

Autori i bestsellerit absolit, Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini ka lindur më Kabul 1965 në Afganistan. Më 1970 familja Hosseini u zhvendos në Iran ku i ati punoi për ambasadën afgane në Teheran. Më 1973 familja Hosseini u kthye në Kabul. Në vitin 1980, pas pushtimit sovjetik të Afganistanit, familja kërkoi strehim politik në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në San Hose të Kalifornisë. Hosseini kreu shkollën e mesme të San Hose më 1984 dhe u regjistrua në Universitetin Santa Clara ku mori diplomë në biologji më 1988. Një vit më vonë ai hyri në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, ku u diplomua si mjek në vitin 1993. Ai ushtroi profesionin e mjekut për dhjetë vjet, deri një vit e gjysmë pas publikimit të librit Gjuetari i balonave. Vepra e këtij autori ka ardhur në gjuhën shqipe edhe përmes përkthimeve të Oriana Tamburit, me veprat: Gjuetari i balonave, Një mijë diej vezullues, Dhe malet oshëtinë dhe Lutje detit. Hosseini shërben aktualisht si i Dërguar i Vullnetit të Mirë për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Ai ka punuar për të siguruar ndihmë humanitare për Afganistanin që nga viti 2007. Ai jeton në Kaliforninë e Veriut me bashkëshorten e tij Roya dhe dy fëmijët e tyre, (Haris dhe Farah). Librat e Khaled Hosseinit janë botuar nga OMSCA-1 dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.

Dhe malet oshtine

(1 shqyrtim nga klient)

Pas suksesit global me “Gjuetari i balonave” dhe “Një mijë diej vezullues“, Khaled Hosseini rikthehet me një rrëfim edhe më ambicioz. Një baba detyrohet të marrë një vendim zemërthyes që ndan dy fëmijë dhe jehon përmes brezave, nga Kabuli në Paris e San Francisko.

Kategori: ,

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928132253
SKU: BOMS0043
0

Përshkrimi

Si dashuroni, si plagosni, si tradhtoni…

Në vitin 1952, në një fshat të humbur të Afganistanit, Abdullah dhe motra e tij e vogël, Pari, janë gjithçka për njëri-tjetrin. Por varfëria e detyron babanë e tyre të bëjë një tregti të tmerrshme që do t’i ndajë ata përgjithmonë.

Romani “Dhe malet oshtinë” nuk është thjesht historia e një familjeje; është një mozaik i fateve njerëzore që shtrihet në dekada dhe kontinente. Autori eksploron mënyrat e shumta se si familjet mbështesin, lëndojnë, tradhtojnë dhe sakrifikojnë për njëri-tjetrin.

A mjafton koha për të shëruar plagët e braktisjes? Për çdo lexues që kërkon një përvojë që të mbërthen shpirtin, kjo vepër është një testament i fuqisë së lidhjeve të gjakut.

Më shumë info për këtë artikull

5
1 vlerësim
Libri
5
Autori
5
Leximtari.al
5

1 shqyrtim për Dhe malet oshtine

Pastro filtrat
  1. Ekonomisti_Londer

    Libri
    Autori
    Leximtari.al

    Nje liber mrekulli. Njehistori e dhimbshme e nje motre e nje vellai te ndare per dekada nga fati i keq, nga dhimbja e varferise. A MUST READ

    Pro:

    -

    Kundër:

    -

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.