Ermal Hasimja
Ermal Hasimja ka lindur në vitin 1975. Është diplomuar në degën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1998. Më pas ka ndjekur studimet në degën e Shkencave Politike në Universitetin Paris VIII dhe më pas ka përfunduar edhe mastër dhe doktoraturë pranë këtij universiteti në Francë në vitin 2006. Në vitin 2008 ka për vijuar studimet postdoktorale në London School of Economics and Political Science në Londër. Për shumë vite ka punuar pegagog në në Universitetin e Tiranës, në degët e Shkencave Sociale dhe Politike dhe Gazetari. Më pas ka punuar në Universitetin New York dhe Universitetin Europian të Tiranës. Që nga viti 2011 dhe në vazhdim drejton shkollën private Ernest Koliqi, në cilësinë e administratorit. Në karrierën e tij ka një përvojë edhe si këshilltar në Këshillin e Ministrave gjatë viteve 2005 - 2006. Ermal Hasimja është autor i librit E shkuar e pakryer, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Albas”, të cilin e gjeni edhe tek libraria Leximtari.al.
E shkuar e pakryer
- Autori: Ermal Hasimja
- Shtëpia botuese: Albas
- Redaktori: Mimoza Verzivolli
Një reflektim i thellë dhe i ndjerë mbi të shkuarën, që ndjek fatet e familjes së madhe Hasimja në udhëkryqet e historisë. Ky libër eksploron raportet e ndërlikuara mes ideologjive dhe gjithçka që na bashkon apo na ndan si shqiptarë, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë. Përmes një rrëfimi plot dhimbje e sinqeritet, Ermal Hasimja na fton në një mision moral: të respektojmë të shkuarën për të kuptuar veten. Një dëshmi e nevojshme mbi kujtesën kolektive, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Përballja me harresën dhe peshën e një historie të pambyllur
“A është harresa një strategji e pavetëdijshme, vetëruajtëse, për të mbrojtur vetëdijen, kur pesha e realitetit bëhet mbytëse?” Kjo pyetje thelbësore qëndron në zemër të veprës “E shkuar e pakryer”. Autori Ermal Hasimja shtron përpara lexuesit sfidën e vërtetë të të kuptuarit të asaj që lamë pas, duke vënë në pikëpyetje harresën si një mjet “shpëtues”, por njëkohësisht edhe pengues për pjekurinë e një shoqërie. Ky nuk është thjesht një libër, por një histori e përjetuar vërtet, e cila guxon të shfaqet e zhveshur nga klishetë.
Ky rrëfim nuk premton një “happy end” dhe nuk kërkon të krijojë heroi ngadhënjyes. Përkundrazi, është historia e një të shkuare që mbetet e hapur pafundësisht, një plagë që dëshmon mundësinë e të keqes së jetuar, por që shpesh mbetet e pakuptuar. Përmes kronikës familjare dhe analizës së mprehtë, autori ndërton një urë mes traumave personale dhe atyre kombëtare, duke na përballur me të vërtetat e dhimbshme që shoqëria shpesh tenton t’i fshehë nën pluhurin e kohës.
Nëse për trupin dhe mendjen e njeriut shkenca ofron shpjegime, rasti i shoqërisë mbetet një pyetje sfiduese dhe e ndrojtur. “E shkuar e pakryer” kërkon të japë një përgjigje përmes kujtesës, duke na kujtuar se pa zbardhur të djeshmen, e sotmja mbetet e pakryer dhe e pambyllur.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 242 Faqe
- Data e publikimit: 31/10/2024
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2025

Ekonomisti_Londer –
Per te gjithe ata qe duan t’u tregojne femijeve te tyre nje sistem absurd si ai i Komunizmit ne Shqiperine e viteve 1944 deri ne 1990, duhet patjeter tu rekomandojne kete liber. Autori nepermjet rrefimit te historise se nje familje qe ndahet nga dogmat politike mes dy kufinjve te IshYogosllavise dhe Shqiperise tregon absurdin e nje sistemi makaber diktatorial qe sundoi vendin tone per me shume se 4 dekada. A MUST READ
-
-
Ekonomisti_Londer –
-
-