Kiera Cass
Kiera Cass ka lindur më 19 maj 1981 në Amerikë. Ka përfunduar studimet në degën e Historisë pranë Universitetit Radford. Karriera e saj si shkrimtare nisi me serinë E përzgjedhura, për t’i hapur rrugën më pas me një sërë romanesh të suksesshme, sidomos tek të rinj. Më 14 gusht 2014, Kiera Cass njoftoi se seria The Selection do të zgjerohej me më shumë libra. Fillimisht, The Elite u botua në vitin 2013. Më pas erdhi The One. The Heir u botua në vitin 2015. Cass njoftoi edhe një libër tjetër pas The Heir, The Croën, i cili u publikua më 3 maj 2016. Më 20 gusht 2015, Kiera Cass njoftoi se libri i saj fillimisht i botuar vetë, The Siren, do të rishkruhej dhe ribotohej më 26 janar 2016. Më 7 tetor 2019, Kiera Cass njoftoi se romani i saj The Betrothed do të publikohej më 5 maj 2020. Libri tregon historinë e Hollis Brite, një vajzë aristokrate, e cila kërkohej për martesë nga Mbreti Jameson i Coroa-s për t’u bërë mbretëreshë. Hollis bie në dashuri me një të ri të thjeshtë nga Isolte, me emrin Silas, dhe përballet me zgjedhjen midis dy rrugëve. Libri u bë një bestseller nr. 1 i Neë York Times. Vazhdimi i The Betrothed, me titull The Betrayed, u publikua më 29 qershor 2021. Libri më i fundit i Kiera Cass, A Thousand Heartbeats, u publikua më 29 nëntor 2022. Cass është e martuar dhe ka 2 fëmijë. Librat e saj E përzgjedhura, E zgjedhura dhe Elita, kanë ardhur në shqip nga Bota Shqiptare dhe i gjeni online dhe tek libraria Leximtari.
Elita – Bota Shqiptare
- Autori: Kiera Cass
- Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
- Përkthyesi: Anila Duka
- Redaktori: Artan Duka
Përshkrimi
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 312 Faqe
- Data e publikimit: 01/01/1970
- Titulli origjinal: Elite
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.