Njeriu i padukshem – H.G. Wells
- Autori: H.G. Wells
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Virgjil Muçi
- Redaktori: Anxhela Zade
Një histori për shkencën dhe ambicien, vetminë dhe pushtetin, për kufirin e brishtë mes një zbulimi të madh dhe shkatërrimit.
Përshkrimi
Një i huaj misterioz mbërrin në një qytezë të vogël angleze. Mban një pallto të gjatë, një kapelë me strehë të gjerë dhe fytyrën e ka mbështjellë me fasha. I pajisur me epruveta dhe kimikate, ai kërkon vetëm një gjë: ta lënë të qetë. Por sjellja e tij e çuditshme zgjon shumë shpejt kureshtjen dhe dyshimin e banorëve. Dhe kur në qytezë fillojnë të ndodhin vjedhje të pashpjegueshme, misteri bëhet gjithnjë e më i frikshëm.
I huaji është Grifini, shkencëtar, që ka zbuluar një sekret të madh. Por ai që në fillim dukej si një triumf i jashtëzakonshëm i shkencës, shndërrohet dalëngadalë në një kurth. I izoluar nga njerëzit dhe i pushtuar gjithnjë e më shumë nga fuqia që i jep zbulimi i tij, Grifini nis të humbasë çdo kufi.
Botuar për herë të parë më 1897, “Njeriu i padukshëm” është një nga romanet më të njohura të H. G. Wellsit dhe një klasik i letërsisë fantastiko-shkencore. Por pas aventurës, misterit dhe tensionit, fshihet një pyetje që mbetet po aq drithëruese edhe sot: çfarë ndodh me njeriun kur fiton një fuqi të jashtëzakonshme, por humbet përgjegjësinë ndaj të tjerëve?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 208 Faqe
- Data e publikimit: 22/09/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The Invisible Man
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.