Khaled Hosseini
Autori i bestsellerit absolit, Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini ka lindur më Kabul 1965 në Afganistan. Më 1970 familja Hosseini u zhvendos në Iran ku i ati punoi për ambasadën afgane në Teheran. Më 1973 familja Hosseini u kthye në Kabul. Në vitin 1980, pas pushtimit sovjetik të Afganistanit, familja kërkoi strehim politik në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në San Hose të Kalifornisë. Hosseini kreu shkollën e mesme të San Hose më 1984 dhe u regjistrua në Universitetin Santa Clara ku mori diplomë në biologji më 1988. Një vit më vonë ai hyri në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, ku u diplomua si mjek në vitin 1993. Ai ushtroi profesionin e mjekut për dhjetë vjet, deri një vit e gjysmë pas publikimit të librit Gjuetari i balonave. Vepra e këtij autori ka ardhur në gjuhën shqipe edhe përmes përkthimeve të Oriana Tamburit, me veprat: Gjuetari i balonave, Një mijë diej vezullues, Dhe malet oshëtinë dhe Lutje detit. Hosseini shërben aktualisht si i Dërguar i Vullnetit të Mirë për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Ai ka punuar për të siguruar ndihmë humanitare për Afganistanin që nga viti 2007. Ai jeton në Kaliforninë e Veriut me bashkëshorten e tij Roya dhe dy fëmijët e tyre, (Haris dhe Farah). Librat e Khaled Hosseinit janë botuar nga OMSCA-1 dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.
Gjuetari i balonave
- Autori: Khaled Hosseini
- Shtëpia botuese: OMSCA-1
- Përkthyesi: Ledia Agolli
- Redaktori: Loredan Bubani
Një histori e paharrueshme për miqësinë, tradhtinë dhe çmimin e lartë të shpagimit. Autori na transporton nga Kabuli i viteve ’70 drejt Amerikës së sotme, përmes rrëfimit të Amirit dhe Hassanit. Një libër shqip që ka prekur zemrat e miliona njerëzve, tashmë i disponueshëm online.
1, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
“Mund të bëhesh sërish i mirë.”
Gjuetari i balonave shënon debutimin tronditës që e bëri Khaled Hosseini-n një nga shkrimtarët më të dashur në botë. Historia ndjek Amirin, djalin e një burri të pasur në Kabul, dhe Hassanin, shërbëtorin e tij besnik.
Por në një ditë dimri të vitit 1975, gjithçka ndryshon. Një akt tradhtie e ndan miqësinë e tyre përgjithmonë, ndërsa Afganistani bie në kaos. Vite më vonë, një telefonatë nga e kaluara i ofron Amirit mundësinë e vetme për të shlyer mëkatet: të kthehet në vendin që braktisi për të shpëtuar djalin e mikut të tij më të mirë.
Për çdo lexues që kërkon një emocion të fortë, ky roman është një dëshmi se e kaluara nuk vdes kurrë – ajo gjithmonë gjen një mënyrë për t’u kthyer. Gjejeni tani në Leximtari.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 368 Faqe
- Data e publikimit: 01/01/1970
- Titulli origjinal: The Kite Runner
- Vendi i botimit: Tirane

fatjonakeca98 –
-
-