Elena Ferrante
Elena Ferrante është pseudonimi i autores së dhjetë veprave letrare, ndër të cilat edhe saga napolitane, e konsideruar si kryevepra e saj, nga pikëpamja e kritikës letrare, por edhe falë suksesit të jashtëzakonshme me lexuesit. Emri i vërtetë i autores mbetet ende zyrtarisht i pakonfirmuar. Në 2011 u botua kapitulli i parë i sagës napolitane, “Mikesha gjeniale”, i ndjekur në 2012 nga libri i dytë, “Mbiemri i ri”, në 2013 nga i treti, “Historia e atyre që arratisen e atyre që rrinë”, dhe në 2014, nga libri i katërt dhe i fundit, “Historia e vajzës së humbur”. Libri i fundit eshte Jeta e genjeshtert e te rriturve, i sjelle ne shqip nga botimet Pegi. Keto libra i gjeni online tek libraria Leximtari.
HISTORI ARRATIE E QËNDRESE- Pegi
- Autori: Elena Ferrante
- Shtëpia botuese: Pegi
- Përkthyesi: Agim Doksani
- Redaktori: Brunilda Meno
Histori arratie e qëndrese është vëllimi i tretë i sagës napolitane, pas romaneve Mikesha gjeniale dhe Mbiemri i ri. Saga napolitane është botuar në 40 vende të botës dhe deri më sot, ka shitur rreth tre milionë kopje.
Përshkrimi
Elena vazhdon të rrëfejë historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës. Ato janë tashmë gra: Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues.
Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane.
Të dyja gratë janë përplasur me muret e burgut që do ti kishte mbajtur të ndrydhura në një jetë varfërie, injorance dhe nënshtrimi.
Më në fund, atyre po u ofrohen mundësitë e mëdha, toka e premtuar e emancipimit femëror. E megjithatë, fantazmat e së shkuarës nuk janë larguar, hendeqet nuk janë mbushur dhe ndryshimet i kanë rrënjët ende të njoma.
Histori arratie e qëndrese rrëfen mbi të gjitha për rrënjët dhe të kaluarën, për historinë personale që gëlon thellë brenda nesh dhe na dikton, me hir e me pahir, gjestet e vogla e deri zgjedhjet e mëdha, ato që na përkufizojnë ose na kufizojnë në diçka, në dikë, shumë herë më të vogël, të pisët e të varfër se çmendon se duhet të ishim, se çjemi të bindur se jemi.
E megjithatë, arratia qëndron gjithmonë në imagjinatën kolektive si një nga zgjidhjet, ndoshta më e mira, e një sërë të këqijave të pakurueshme, si varfëria, injoranca dhe dhuna të nakatosura thellë në shoqëri.
Askush nuk arrin të arratiset vërtet, por të gjithë mundohemi, qoftë edhe një herë të vetme të arratisemi nga lagjja, nga qyteti, nga vendi apo thjesht vetja jonë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 430 Faqe
- Data e publikimit: 18/03/2017
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Storie di chi fugge e di resta
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.