Historia jone

Kategori: ,

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928361936
SKU: BMSH654
0

Përshkrimi

Nga autorja Jennifer Bardsley vjen një histori prekëse dashurie rreth nje krimi që ndodh në një qytet të vogël, por që bashkon dy ish të dashur të gimnazit, të cilët kurrë nuk e kanë kapërcyer plotësisht të kaluarën e tyre.

 

Jeta e Andrea Uintit në qytezën Port Inez, Uashington, është e thjeshtë. Ajo punon, shijon pamjen mahnitëse të girit nga dritarja e banesës së saj dhe viziton të atin, i cili kohët e fundit jeton në një qendër kujdesi për kujtesën.

 

Babai i saj është në fazat e fundit të Alzheimerit, por Andrea i sjell çdo ditë një monedhë nga koleksioni i tij i çmuar copa të vogla metalesh të çmuara, që duket se e ndihmojnë të rikthehet për pak çaste në vetvete. Prandaj, kur dikush ia grabit shtëpinë dhe monedhat zhduken, Andrea ndihet e shkatërruar. Për të gjetur fajtorin, ajo i drejtohet Dastin Karlsonit ish i dashuri i saj në vitet e gjimnazit.

 

Kohë më parë, ata i kanë thyer zemrën njëri-tjetrit, dhe disa plagë shërohen me vështirësi. Por Dastin ndihet mirënjohës ndaj Tom Uintit të sëmurë dhe dëshiron ta ndihmojë. Për më tepër, ai ka një arsye personale për të zbuluar kush është hajduti.

Në fakt, dyshon se mund të jetë kunati i tij një lojtar bixhozi dhe alkoolist, i cili është larguar nga qyteti, duke lënë nënën e Dastinit dhe dy mbesat e tij të vogla. Teksa Dastin dhe Andrea udhëtojnë nëpër rajonin e Paqësorit Veriperëndimor për të rikuperuar monedhat e humbura, ndjenjat e vjetra zgjohen sërish. Ndoshta, ka ende shpresë për një fund të lumtur.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Historia jone”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.