Orhan Pamuk
Orhan Pamuk është shkrimtar, akademik dhe eseist turk, fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 2006. Ka lindur më 7 qershor 1952 në Stamboll. Pamuk vjen nga një familje e cila ishte, siç’ thotë ai vet “me orientim euro-perendimor”. Studioi arkitekturën dhe merret me pikturë, pastaj e braktis arkitekturën (pas tre vitesh) dhe fillon gazetarinë ku diplomon më 1976. Jetën e vet dhe mendimet detalisht i përshkruan në veprën autobiografike Stambolli: qytet i kujtimeve. Romanet e tij, përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, shpesh peshojnë mes përrallës dhe realitetit dhe pasqyrojnë Turqinë e djeshme e të sotme. Është autori i parë turk që merr Çmimin Nobel për letërsi. Motivacioni ishte: “në kërkimin e shpirtit melankolik të qytetit të tij të lindjes, ka zbuluar simbole të reja për të pasqyruar përplasjet dhe lidhjet midis kulturave të ndryshme”. <strong>VEPRAT KRYESORE TE ORHAN PAMUK</strong> Xhevdet Beu dhe të bijtë, (turqisht: Cevdet Bey ve Oğulları), 1982 Shtëpia e heshtjes , (shqip: Sessiz Ev), 1983 Kështjella e bardhë, (turqisht: Beyaz Kale), 1985 Libri i zi, (turqisht: Kara Kitap), 1990 Jeta e re, (turqisht: Yeni Hayat), 1994 Unë jam e kuqja, (turqisht: Benim Adım Kırmızı), 1998 Bora, 2002 Muzeu i pafajësisë, (turqisht: Masumiyet Müzesi), 2008 Tëhuajsim në mendjen time, (turqisht: Kafamda Bir Tuhaflık), 2014 Flokëkuqja, (turqisht: Kırmızı Saçlı Kadın), 2015 Stambolli, (turqisht: İstanbul: Hatıralar ve Şehir), 2003 Baulja e babait, (turqisht: Babamın Bavulu), 2007 Orhan Pamyuk ka fituar disa çmime letrare si: Çmimi Milliyet Press për romanin “Xhevdet-begu dhe djemtë e tij”; Çmimi Independent për letërsi të huaj 1990 (Independent Award for Foreign Fiction) për romanin “Kështjella e bardhë” Çmimi letrar ndërkombëtar IMPAC Dublin 2000, për romanin “Unë jam e kuqja”; Peace Prize of the German Book Trade 2005, çmim letrar gjerman, si vlerësim për opusin e tij letrar; Çmimi Nobel për Letërsi në vitin 2006. Librat e tij janë botuar nga Skanderbeg Books dhe i gjeni online tek Leximtari.
Jeta e re – Orhan Pamuk
- Autori: Orhan Pamuk
- Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
- Përkthyesi: Rubin Hoxha
Përshkrimi
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 242 Faqe
- Titulli origjinal: Yeni Hayat
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.