Fjodor Dostojevski
Fjodor Dostojevski është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të mijëvjeçarit, duke spikatur si një nga mjeshtrat e eksplorimit të mendjes njerëzore dhe lëvruesi i rrallë i botës dhe shpirtit rus. Ak ka lindur më 11 nëntor 1821 në Moskë, dhe mbetet shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, si “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”. Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Ëalter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Gjeniu i madh vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Peterburg, pas një gjakderdhjeje të shkaktuar nga sulmi epileptik. Varrimi i tij ishte madhështor. Në funeral morën pjesë 100.000 njerëz, kryesisht rini studentore. Varrimi i tij u shndërrua në demonstrata kundër carizmit, përkundër qëndrimit të dykuptimtë të Dostojevskit ndaj regjimit si dhe “kanunizimit” gjysmëzyrtar të tij nga regjimi carist. Dostojevski i takon rrethit më të ngushtë të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë poeti italian Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), poeti dhe dramaturgu anglez Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), prozatori, dramaturgu dhe publicisti rus Leon Tolstoj (Lev Nikolaevič Tolstoj, 1828-1910), shkrimtari spanjoll Miguel de Servante (Miguel de Cervantes Saavedra, 1547-1616), romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) etj. Ndikimi i tij në letërsinë botërore është i jashtëzakonshëm, që nga prozatori dhe dramaturgu rus Leonid Andreev (Leonid Nikolaevič Andreev, 1871-1919) deri te tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonim i Emil Sinclair, 1877-1962), që nga prozatori amerikan Uilljëm Fokner (William Faulkner, 1897-1962)) deri te tregimtari austriak Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924), që nga romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) deri te prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014). Librat e Dostojevskit që janë përkthyer në shqip i gjeni tek Leximtari.al
Jete ne vetmi
- Autori: Fjodor Dostojevski
- Shtëpia botuese: Uegen
- Përkthyesi: Jorgji Doksani
- Redaktori: Xhevahir Lleshi
E njohur gjithashtu me titullin “Kujtime nga Nëndheu”, kjo është një nga veprat më të njohura të shkrimtarit rus, e cila shquhet për pasqyrimin e thellë të natyrës njerëzore. Fjodor Dostojevski analizon me pamëshirshmëri përballjet e brendshme të individit me botën dhe vetveten. Ky libër shqip, i publikuar nga shtëpia botuese Uegen, përbën një histori të mbushur me thellësi psikologjike dhe dilema morale që nuk mund t’i shpëtoni. Zbuloni këtë monolog gjenial ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Një zë i ashpër nga nëndheu i vetëdijes njerëzore
Kur njeriu shkëputet plotësisht nga shoqëria, çfarë mbetet në thellësinë e shpirtit të tij? Në veprën brilante “Jete ne vetmi”, autori na njeh me një nga personazhet më të veçantë dhe anti-heronjtë e parë të letërsisë moderne: “njeriun e nëndheut”. Ky personazh i hidhëruar ka zgjedhur të izolohet nga bota, duke ushqyer një inat dhe përçmim të thellë për shoqërinë, por njëkohësisht duke vuajtur nga një dëshirë e dëshpëruar për t’u kuptuar.
Përmes një rrëfimi në vetën e parë që ngjan si një shpërthim i pakontrolluar mendimesh, Dostojevski zhvesh çdo iluzion mbi racionalitetin e njeriut. Protagonisti ynë thekson se qeniet njerëzore shpeshherë dëshirojnë kaos, vuajtje dhe vetëshkatërrim, thjesht për të vërtetuar se janë të lirë dhe jo thjesht “tastet e një pianoje” që luhen nga ligjet e logjikës.
Ky roman konsiderohet si preludi i ekzistencializmit dhe shërben si urë kalimi për kryeveprat e mëvonshme të autorit, duke ofruar një udhëtim të thellë në botën e njeriut dhe etikës së tij. Është një rrugëtim i dhimbshëm, sarkastik dhe thellësisht tronditës në humnerat e mendjes. Për çdo lexues që është i gatshëm të përballet me të vërtetat më të ashpra të qenies njerëzore, ky botim është i domosdoshëm. Porositni kopjen tuaj sot.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 210 Faqe
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.