Lucinda Riley

Lucinda Riley është shkrimtare e njohur irlandeze e cila njihet për suksesin me serinë 7 motra, e cila është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1965 në Irlandë. Pas karrierës si aktore në filma, teatër e televizion, shkroi librin e parë, në moshën 24-vjeçare. Saga e Shtatë motrave është kthyer në fenomen botëror dhe një kompani hollivudiane produksioni ka blerë të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra. Librat e saj janë nominuar për çmime të ndryshme: Bancarella (Itali), The Lovely Books (Gjermani) dhe çmimin Romantic Novel of the Year (Britania e Madhe). Më 2020, fitoi çmimin holandez Platinum, për më tepër se 300 000 kopjet e shitura për një roman të vetëm brenda një viti – çmimi për herë të fundit ishte fituar nga J. K. Roëling për Harry Potterin. Autore bestseller e Sunday Times dhe Neë York Times. Në bashkëpunim me të birin, Harry Whittaker, shkroi një seri librash për fëmijë: The Guardian Angels. Për shumë vite jetoi në Norfolk të Anglisë dhe më 2015 realizoi ëndrrën e saj, duke blerë një fermë të veçuar në West Cork, Irlandë, të cilën përherë e ndjeu si shtëpinë shpirtërore. Këtu shkroi edhe pesë librat e fundit të sagës. Më 2017, Lucinda u diagnostikua me kancer dhe më 11 qershor 2021 ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj. Libri i fundit i serisë “7 motra”, Pa Salti është shkruar bashkë me djalin e tij. Librat e Lucinda Riley të përkthyer në 37 gjuhë vazhdojnë të emocionojnë lexuesit anembanë botës. Romanet e kësaj autoreje janë përkthyer në shqip nga Agim Doksani, Albana Nexhipi Lekaj, Arta Marku, etj. Ato janë botuar nga Dituria. Për ata që duan t’i kenë në bibliotekën e tyre, romanet e Lucinda Riley i gjeni tek Leximtari.al

Kenga e fundit e dashurise

Nga autorja bestseller e serisë Shtatë motrat, vjen këtë herë një histori dashurie që të prek zemrën, mes botës së rokut të viteve ’60, famës, ëndrrave dhe sekreteve që ndryshojnë gjithçka. “Kënga e fundit e dashurisë” është një roman magjepsës mbi humbjen, shpresën dhe dashurinë që mbetet edhe kur gjithçka tjetër ndryshon. Zbuloni këtë vepër prekëse, e cila del në qarkullim për lexuesit duke nisur nga data 22 korrik 2026, tashmë e disponueshme në Leximtari.

Kategori: ,

1, 500.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928931429
SKU: BDI0879
0

Përshkrimi

Të biesh në dashuri mund të shndërrohet ndonjëherë në një lojë të rrezikshme…

Orla O’Donovani është rritur në brigjet e egra të Irlandës, por ëndërron jetën e kryeqytetit. Kur ajo takon Koni Dejlin, muzikantin e talentuar dhe rebel i cili, si ajo, përpiqet të gjejë vendin e vet në botë, jeta e saj ndryshon përgjithmonë. Dashuria i çon ata drejt Londrës së viteve ’60, një vend ku ëndrrat bëhen realitet dhe Koni ngjitet drejt famës si pjesëtar i The Fishermen, një grupi jashtëzakonisht të suksesshëm roku.

Por shkëlqimi i skenës fsheh një anë të errët: presioni i madh i famës, sekretet e fshehura të së kaluarës dhe plagët e pambyllura bëhen një kërcënim i vazhdueshëm për gjithçka që ata kanë ndërtuar me aq mund.

Vite më vonë, kur grupi legjendar përgatitet të rikthehet në skenë, zhdukja e mistershme e Koni Dejlit e hap sërish derën drejt së shkuarës, duke lënë vetëm një person të aftë për të zbuluar të vërtetën e fshehur…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kenga e fundit e dashurise”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.