Lucinda Riley
Lucinda Riley është shkrimtare e njohur irlandeze e cila njihet për suksesin me serinë 7 motra, e cila është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1965 në Irlandë. Pas karrierës si aktore në filma, teatër e televizion, shkroi librin e parë, në moshën 24-vjeçare. Saga e Shtatë motrave është kthyer në fenomen botëror dhe një kompani hollivudiane produksioni ka blerë të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra. Librat e saj janë nominuar për çmime të ndryshme: Bancarella (Itali), The Lovely Books (Gjermani) dhe çmimin Romantic Novel of the Year (Britania e Madhe). Më 2020, fitoi çmimin holandez Platinum, për më tepër se 300 000 kopjet e shitura për një roman të vetëm brenda një viti – çmimi për herë të fundit ishte fituar nga J. K. Roëling për Harry Potterin. Autore bestseller e Sunday Times dhe Neë York Times. Në bashkëpunim me të birin, Harry Whittaker, shkroi një seri librash për fëmijë: The Guardian Angels. Për shumë vite jetoi në Norfolk të Anglisë dhe më 2015 realizoi ëndrrën e saj, duke blerë një fermë të veçuar në West Cork, Irlandë, të cilën përherë e ndjeu si shtëpinë shpirtërore. Këtu shkroi edhe pesë librat e fundit të sagës. Më 2017, Lucinda u diagnostikua me kancer dhe më 11 qershor 2021 ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj. Libri i fundit i serisë “7 motra”, Pa Salti është shkruar bashkë me djalin e tij. Librat e Lucinda Riley të përkthyer në 37 gjuhë vazhdojnë të emocionojnë lexuesit anembanë botës. Romanet e kësaj autoreje janë përkthyer në shqip nga Agim Doksani, Albana Nexhipi Lekaj, Arta Marku, etj. Ato janë botuar nga Dituria. Për ata që duan t’i kenë në bibliotekën e tyre, romanet e Lucinda Riley i gjeni tek Leximtari.al
Dhoma e fluturave
- Autori: Lucinda Riley
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Albana Nexhipi Lekaj
- Redaktori: Jeta Hamzallari
Dhoma e fluturave, – nje tjeter liber fantastik nga autorja e serise bestseller, Shtate motra. Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley.
Përshkrimi
Një shtëpi fantastike.
Një fëmijëri përrallore.
Një sekret shkatërrues.
Pozi Montagu po u afrohet të shtatëdhjetave dhe jeton ende në shtëpinë e bukur të familjes, Admiral House, që ngrihet në rrethinat e Suffolkut të lavdishëm. Aty ajo kaloi një fëmijëri të lumtur, duke kapur flutura me babanë e dashur, dhe rriti fëmijët e saj, por tani Pozi e di që ka ardhur koha të marrë një vendim të vështirë.
Shtëpia ruan shumë kujtime dhe kopshti është i mrekullueshëm: iu deshën plot njëzet e pesë vjet për ta krijuar, por ajo ngrehinë madhështore po rrënohet dita-ditës dhe Pozi e di se s’ka zgjidhje tjetër, veçse ta shesë.
Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara – Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e përtërirë të Fredit. Dhe, me rishfaqjen e Fredit, nxjerr krye edhe një sekret shkatërrues…
Sekrete të tmerrshme, fuqia e të cilave nuk zbehet me kohën dhe vetëm dashuria e vërtetë mund t’i falë. Dhe Pozi ende nuk e di se ato lidhen ngushtë me të…
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 560 Faqe
- Data e publikimit: 06/01/2021
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The butterfly room
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.