Lucinda Riley
Lucinda Riley është shkrimtare e njohur irlandeze e cila njihet për suksesin me serinë 7 motra, e cila është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1965 në Irlandë. Pas karrierës si aktore në filma, teatër e televizion, shkroi librin e parë, në moshën 24-vjeçare. Saga e Shtatë motrave është kthyer në fenomen botëror dhe një kompani hollivudiane produksioni ka blerë të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra. Librat e saj janë nominuar për çmime të ndryshme: Bancarella (Itali), The Lovely Books (Gjermani) dhe çmimin Romantic Novel of the Year (Britania e Madhe). Më 2020, fitoi çmimin holandez Platinum, për më tepër se 300 000 kopjet e shitura për një roman të vetëm brenda një viti – çmimi për herë të fundit ishte fituar nga J. K. Roëling për Harry Potterin. Autore bestseller e Sunday Times dhe Neë York Times. Në bashkëpunim me të birin, Harry Whittaker, shkroi një seri librash për fëmijë: The Guardian Angels. Për shumë vite jetoi në Norfolk të Anglisë dhe më 2015 realizoi ëndrrën e saj, duke blerë një fermë të veçuar në West Cork, Irlandë, të cilën përherë e ndjeu si shtëpinë shpirtërore. Këtu shkroi edhe pesë librat e fundit të sagës. Më 2017, Lucinda u diagnostikua me kancer dhe më 11 qershor 2021 ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj. Libri i fundit i serisë “7 motra”, Pa Salti është shkruar bashkë me djalin e tij. Librat e Lucinda Riley të përkthyer në 37 gjuhë vazhdojnë të emocionojnë lexuesit anembanë botës. Romanet e kësaj autoreje janë përkthyer në shqip nga Agim Doksani, Albana Nexhipi Lekaj, Arta Marku, etj. Ato janë botuar nga Dituria. Për ata që duan t’i kenë në bibliotekën e tyre, romanet e Lucinda Riley i gjeni tek Leximtari.al
Drite nga dritarja
- Autori: Lucinda Riley
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Arta Marku
- Redaktori: Jeta Hamzallari
Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.
Përshkrimi
Emili dë la Martinieri e ka vuajtur gjithnjë gjykimin e së ëmës, mbretëreshë e padiskutueshme e skenës mondane parisiane.
Tani është tridhjetë vjeçe, por ftohtësia e maskuar nga luksi dhe lehtësia me të cilat kjo grua sipërfaqësore dhe e largët e ka rritur, vazhdon të jetë për të një barrë e rëndë.
Vdekja e së ëmës zgjon tek Emilia një lëmsh ndjenjash të kundërta e të dhimbshme, sidomos kur merr vesh se është e vetmja trashëgimtare e kështjellës madhështore në Jug të Francës, një kështjellë që fsheh përgjigjet e shumë pyetjeve që rrinë pezull në të shkuarën e saj: një fletore e vjetër me poezi që gjen mes atyre mureve, do ta vërë në gjurmë të hallës së bukur e misterioze, Sofisë, historia tragjike e dashurisë të së cilës gjatë kohës së luftës e ka shënjuar në mënyrë të pandreqshme familjen e saj.
Një histori kaq e mbushur me emocione, sa e shtyn Emilinë ta rishqyrtojë jetën e vet dhe atë që ka rrotull: pse befas fillon të mendojë për një burrë, pikërisht ajo që i ka qëndruar gjithnjë larg dashurisë?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 486 Faqe
- Data e publikimit: 06/01/2024
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The light behind the window
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.