Lars Kepler

Lars Kepler është pseudonimi i çiftit bashkëshortor të vlerësuar nga kritika për romanet e tyre të zhanrit mister dhe thriller, Alexandra Coelho Ahndoril dhe Alexander Ahndoril. Seria e tyre Joona Linna, bestseller ndërkombëtar numër Një, është shitur në mbi njëzet milionë kopje dhe është përkthyer në 50 gjuhë të ndryshme të botës. Ahndorilët ishin të dy shkrimtarë të njohur përpara se të merrnin pseudonimin Lars Kepler, dhe secili prej tyre ka botuar disa romane të vlerësuara nga kritika. Emri i Lars Kepler vjen nga kombinimi i një shkrimtari si Stieg Larson dhe shkenctari gjerman si Johannes Kepler. Ata jetojnë në Stokholm, Suedi. Romanet e Lars Kepler janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe i gjeni edhe tek Leximtari.

Ekzekutuesi

Nga dyshja e autorëve të bestsellerit “Hipnotizuesi” vjen një tjetër triller tronditës me protagonist detektivin e palodhur finlandez, Jona Lina. Një udhëtim shastisës dhe thellësisht shqetësues në thellësitë e maktheve tona më të errëta. Kur dukjet janë vetëm një vel mashtrues dhe kufijtë mes realitetit e iluzionit fshihen, lexuesi tërhiqet në një vorbull hetimesh të pashpjegueshme ku asgjë nuk është siç duket. Zbuloni këtë enigmë të jashtëzakonshme kriminale skandinave që do t’ju mbajë zgjuar gjatë gjithë natës, ekskluzivisht në Leximtari.

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928816177
SKU: BDI0021
0

Përshkrimi

Muzikë mallëngjyese, një dhomë e zbrazët dhe një kufomë pezull në ajër

Quhet Jona Lina dhe është finlandez me origjinë, por prej vitesh Stokholmi është shtëpia e tij. Ai ka shkelur çdo rrugicë, rrugë e shesh, por nuk ka qenë kurrë në atë apartament elegant e luksoz, prej nga dëgjohen tingujt e një muzike mallëngjyese. Në romanin e tensionuar “Ekzekutuesi”, rasti merr një kthesë rrëqethëse: një pjesë në violinë, e luajtur nga një artist i pakrahasueshëm, mbush një dhomë ndenjjeje krejtësisht të zhveshur. Nuk ka mobilie, as zbukurime, por vetëm një zbrazëti e pazakontë.

Përveç trupit. Një burrë rri pezull disa centimetra nga dyshemeja dhe duket sikur pluskon në ajër, duke ndjekur tingullin e qetë të violinës, përzier me zukatjen e pakëndshme të mizave. Kolegu që e thirri në vendin e krimit kishte të drejtë: ka diçka thellësisht të pashpjegueshme. Vrasje apo vetëvrasje? Si inspektor i skuadrës së hetimit të vrasjeve, Lina e di se dukjet janë vetëm veli mashtrues pas së cilit fshihen krimet.

Dhe krimet lindin nga një gjë e vetme: dëshirat. Ajo që detektivi nuk di ende është se edhe dëshirat më ambicioze, madje edhe ëndrrat më të çmendura, mund të realizohen, dhe se frika mund ta kthejë çdo ëndërr në një makth të tmerrshëm. Ai do të zbulojë se nga makthet tona më të këqija, as vetë vdekja nuk mund të na shpëtojë.

“Mbërthyes… Kepleri do t’ju lërë pa gjumë, derisa të keni kthyer faqen e fundit.”The Philadelphia Inquirer

“Një roman plot aksion, i gjallë, me intriga të jashtëzakonshme dhe personazhe tepër interesante.”Los Angeles Times Magazine

“Një triller jashtëzakonisht i rafinuar.”Marie Claire (Mbretëria e Bashkuar)

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ekzekutuesi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.