Agatha Christie
Agatha Christie eshte shkrimtare e shquar angleze e shekullit te XX, e konsideruar si “Mbretëresha e krimit”, sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botës së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. Ka lindur me 15 shtator 1890 dhe eshte ndare nga jeta me 12 janar 1976. E njohur për 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme. Mjaft vepra i ka botuar me pseudonimin Mary Westmacott dhe shumë nga romanet e saj janë ekranizuar. E përkthyer në mbi 100 gjuhë, vepra e Agatha Christie ka shënuar një rekord kopjesh të shitura në të gjitha kohërat (2 miliardë), duke u renditur e treta, pas veprave të Shekspirit dhe Biblës. Në vitin 1971, Agatha Christie mori Urdhrin e Lartë Dame Commander e Perandorisë Britanike, për kontributin e saj të rëndësishëm në letërsi. Romanet e saj jane sjelle ne shqip kryesisht nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.
Funeralet jane te rrezikshme
- Autori: Agatha Christie
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Natasha Bombaj
- Redaktori: Petrit Ymeri
Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christies, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
900.00 L Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Duke shfletuar librin, lexuesi do të njohë të fshehtat intime të shumë të afërmve e të trashëgimtarëve të të ndjerit Riçard Ebernith.
Historitë intime, pasionet, interesat, meskinitetet, urrejtjet dhe përbuzjet, përzihen me dyshimet e ngjarjeve të krimit…
E gjithë historia intriguese e këtij romani është e gërshetuar në mënyrë dinamike me personalitetin e veçantë të Herkul Puarosë, detektivit të shquar që e hasim në mjaft vepra të tjera të kësaj autore.
REVIEW
“Një roman plot ngjarje që të mbër-thejnë, i kompletuar me një pemë gjenealogjike, me një testament të dyshimtë dhe një familje mbushur me vrasës të mundshëm.”
The New York Times
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 260 Faqe
- Data e publikimit: 24/01/2003
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Funerals are fatal
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2024

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.