Jason Matthews
Jason Matthews është një oficer i dalë në pension i Drejtorisë së Operacioneve të CIA-s dhe njëherësh autor i romaneve të spikatura të spinuazhit. Gjatë një karriere tridhjetë e trevjeçare, ai ka shërbyer në disa vende jashtë shtetit dhe është angazhuar në mbledhjen e të dhënave të inteligjencës së sigurisë kombëtare, duke u specializuar në operacione në zona të ndaluara. Matthews ka zhvilluar operacione rekrutimi kundër objektivave sovjetiko–evropiano-lindorë, aziatiko-lindorë, në Lindjen e Mesme dhe në Karaibe. Si Shef në disa Stacione të CIA-s, ai ka bashkëpunuar me partnerë të huaj në operacione kundër përhapjes së armëve dhe kundër terrorizmit. Prej disa kohësh i është kushtuar edhe shkrimit të romaneve të spiunazhit. “Harabeli i kuq” është libri i parë i një trilogjie mbresëlënëse që vijon edhe me romanet: “Pallati i tradhëtisë” dhe “Kandidati i Kremlinit”. Ai jeton në Kaliforninë Jugore. Të tre librat e tij kanë ardhur në shqip nga botimet Living dhe gjenden tek Leximtari.
Harabeli i kuq
- Autori: Jason Matthews
- Shtëpia botuese: Living
- Përkthyesi: Sonila Pasmaçiu
- Redaktori: Albana Kapxhiu, Bledar Çepele
Ish-agjenti i CIA-s, Jason Matthews, e ka jetuar personalisht këtë botë të fshehtë, dhe kjo ndihet në çdo faqe. Spiunazh i niveleve të larta, rrezik i pallogaritshëm, agjentë të dyfishtë dhe udhëkryqe pa fund. Çfarë i duhet më shumë një lexuesi? Një libër shqip që thyen kufijtë mes fiksionit dhe realitetit.
Siguroni këtë roman mbërthyes ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Një lojë vdekjeprurëse mes joshjes dhe tradhtisë
Në xhunglën e Shërbimit Sekret post-sovjetik, një agjente e bukur dhe e mençur ruse përfshihet në një duel pasionant me oficerin e CIA-s, i cili luan një rol kyç në çështjen e saj.
Në kryeveprën e spiunazhit “Harabeli i kuq”, ne njohim Dominika Egorovën, e cila nuk kërkoi kurrë të stërvitej në Shkollën sekrete ruse të “Harabelave”. Por në lojën e vjetër të seks-spiunazhit, ajo detyrohet të përdorë trupin dhe mendjen si armë. Tek amerikani Nataniel Nesh, ajo gjen një kundërshtar të denjë dhe mes tyre nis një lojë e rrezikshme ku aleancat prishen dhe pasioni i ndaluar kërcënon jo vetëm jetën e tyre, por fatin e dy superfuqive.
Kritika e ka vlerësuar këtë vepër si një triumf të zhanrit:
“Një rrëfim drithërues, personazhe të paharrueshme; një fund përvëlues.” — USA Today
Për çdo lexues që kërkon aksion inteligjent, intriga politike dhe romancë të rrezikshme, ky botim nuk duhet humbur. Porositni kopjen tuaj tani.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 554 Faqe
- Data e publikimit: 27/12/2024
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: THE RED SPARROW
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.