Agatha Christie

Agatha Christie eshte shkrimtare e shquar angleze e shekullit te XX, e konsideruar si “Mbretëresha e krimit”, sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botës së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. Ka lindur me 15 shtator 1890 dhe eshte ndare nga jeta me 12 janar 1976. E njohur për 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme. Mjaft vepra i ka botuar me pseudonimin Mary Westmacott dhe shumë nga romanet e saj janë ekranizuar. E përkthyer në mbi 100 gjuhë, vepra e Agatha Christie ka shënuar një rekord kopjesh të shitura në të gjitha kohërat (2 miliardë), duke u renditur e treta, pas veprave të Shekspirit dhe Biblës. Në vitin 1971, Agatha Christie mori Urdhrin e Lartë Dame Commander e Perandorisë Britanike, për kontributin e saj të rëndësishëm në letërsi. Romanet e saj jane sjelle ne shqip kryesisht nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.

Misteri i trenit blu

Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere. Pikërisht në njërin prej vagonëve kryhet një vrasje djallëzore teksa agresori përpiqet, me sukses, të grabitë një varëse të çmuar prej rubini.

Çmimi origjinal qe: 900.00 L.Çmimi i tanishëm është: 765.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9992759011
SKU: BDI0295
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Ruth Keteringu, bija e miliarderit Van Aldin dhe gruaja e një lordi anglez, mbytet në mënyrë brutale teksa udhëtonte me tren.

Varësja e saj e çmuar, të cilën e ruante si sytë e ballit zhduket krejt papritur e bashkë me të, pa ndonjë motiv, edhe shërbëtorja e saj.

Krimi shkakton tronditje të thellë te familja e të ndjerës dhe vë nën presion policinë franceze që të gjejë dhe të arrestojë fajtorin.

Për fat, në tren gjendet Herkul Puaroi, detektivi paksa i çuditshëm por me një nuhatje të hollë. Puaroi pranon të përfshihet në hetime dhe sakaq vihet në kërkim të vrasësit djallëzor, duke nxjerrë në dritë një intrigë të jashtëzakonshme, tejet të pabesueshme.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Misteri i trenit blu”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori