Agatha Christie
Agatha Christie eshte shkrimtare e shquar angleze e shekullit te XX, e konsideruar si “Mbretëresha e krimit”, sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botës së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. Ka lindur me 15 shtator 1890 dhe eshte ndare nga jeta me 12 janar 1976. E njohur për 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme. Mjaft vepra i ka botuar me pseudonimin Mary Westmacott dhe shumë nga romanet e saj janë ekranizuar. E përkthyer në mbi 100 gjuhë, vepra e Agatha Christie ka shënuar një rekord kopjesh të shitura në të gjitha kohërat (2 miliardë), duke u renditur e treta, pas veprave të Shekspirit dhe Biblës. Në vitin 1971, Agatha Christie mori Urdhrin e Lartë Dame Commander e Perandorisë Britanike, për kontributin e saj të rëndësishëm në letërsi. Romanet e saj jane sjelle ne shqip kryesisht nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.
Nje kufome ne biblioteke
- Autori: Agatha Christie
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Enkeleida Ferollari
- Redaktori: Mariana Ymeri
Agatha Christie, mbretëresha e romanit të krimit dhe autorja që themeloi një traditë të paarritshme të misterit klasik, sjell te “Një kufomë në bibliotekë” një nga çështjet më intriguese të zonjushës Marpëll. Një trup i panjohur, një bibliotekë e qetë dhe një vrasës i pamëshirshëm vënë në provë zgjuarsinë e detektives së famshme në një mister plot të papritura.
900.00 L Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Shën Mari Med, një mëngjes i zakonshëm.
Të paktën derisa kolonel Bantri dhe gruaja e tij, Dolli, zgjohen me ngut nga një shërbëtore e tmerruar, e cila vjen për t’i njoftuar se në bibliotekën e shtëpisë është gjetur trupi i një gruaje të panjohur, veshur me fustan mbrëmjeje! Nuk është thjesht trupi, në fakt, është kufoma e saj!
Kush është kjo grua e re?
Si arriti deri në bibliotekë?
Kush e vrau?
Askush nga banorët e shtëpisë nuk e njeh viktimën, as e ka takuar ndonjëherë, po atëherë si shpjegohet vrasja dhe gjetja në atë vend?
Policia, e thirrur aty për aty, nis hetimin, por edhe kësaj here do të jetë zonjusha e këndshme Marpëll, shoqe e hershme e të zonjës së shtëpisë, që, me syrin e pagabueshëm dhe kthjelltësinë e saj, do të hedhë dritë në zonat më të thella e të fshehta të shpirtit njerëzor dhe do të zgjidhë çështjen.
Mes thashethemeve që përmbytin fshatin për “skandalin”, ajo ngre një kurth të zgjuar për të kapur një vrasës të pamëshirshëm.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 186 Faqe
- Data e publikimit: 10/01/2023
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The body in the library
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.