Lars Kepler

Lars Kepler është pseudonimi i çiftit bashkëshortor të vlerësuar nga kritika për romanet e tyre të zhanrit mister dhe thriller, Alexandra Coelho Ahndoril dhe Alexander Ahndoril. Seria e tyre Joona Linna, bestseller ndërkombëtar numër Një, është shitur në mbi njëzet milionë kopje dhe është përkthyer në 50 gjuhë të ndryshme të botës. Ahndorilët ishin të dy shkrimtarë të njohur përpara se të merrnin pseudonimin Lars Kepler, dhe secili prej tyre ka botuar disa romane të vlerësuara nga kritika. Emri i Lars Kepler vjen nga kombinimi i një shkrimtari si Stieg Larson dhe shkenctari gjerman si Johannes Kepler. Ata jetojnë në Stokholm, Suedi. Romanet e Lars Kepler janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe i gjeni edhe tek Leximtari.

Njeriu i reres

Trilleri bestseller ndërkombëtar numër 1 nga dyshja e famshme që shkroi “Hipnotizuesin” rrëfen historinë rrëqethëse të një vrasësi serial thellësisht manipulues dhe të dy agjentëve të shkëlqyer të policisë që duhet ta mposhtin atë në lojën e tij vdekjeprurëse. Zbuloni një rrëfim plot mister dhe tension psikologjik, ku një e kaluar e mbyllur rikthehet befas për të përndjekur të gjithë. Një udhëtim i errët skandinav që sfidon logjikën dhe guximin, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928816245
SKU: BDI0016
0

Përshkrimi

Njeriu i reres

Kur një i vdekur kthehet nga errësira e së shkuarës

Është natë vonë, kur në rrethinat e Stokholmit gjendet një djalë që ecën përgjatë shinave të një ure hekurudhore, i mbuluar me gjak dhe në gjendje tronditjeje të rëndë. Nën ethet e delirit, ai flet për një burrë misterioz, të cilin e quan “Njeriu i reres”. Djaloshi është Mikel Frost, i zhdukur prej dymbëdhjetë vjetësh dhe i shpallur zyrtarisht i vdekur, pasi asokohe të gjithë zgjodhën të besonin se ishte mbytur së bashku me të motrën, Felisjan.

Të gjithë e besuan këtë, përveç komisarit Jona Lina. Ai e ka ditur gjithmonë se motër e vëlla janë ndër viktimat e shumta të vrasësit serial më të pamëshirshëm të Suedisë, Jurek Valterit, të cilin vetë Lina e kapi vite më parë. Që atëherë, Valteri mbahet në izolim të plotë në një pavijon të sigurisë së lartë të një spitali psikiatrik. I ndaluar për të komunikuar me këdo dhe nën efektin e vazhdueshëm të ilaçeve, ai mbetet po aq i rrezikshëm. E keqja që jeton brenda tij ushqehet nga një furi e pakontrollueshme që asnjë ilaç nuk mund ta vërë poshtë.

Me gjetjen e Mikelit, gjithçka ndryshon. Çështja nuk mund të konsiderohet e mbyllur dhe shpresa se Felisja është ende gjallë ndizet sërish. I vetmi që e di të vërtetën është Valteri—një njeri ndoshta edhe më i rrezikshëm pas hekurave sesa i lirë. Dikush duhet të rrezikojë gjithçka: të hyjë në pavijonin e tij, t’i fitojë besimin dhe t’ia dalë ta bëjë të flasë. Dhe, mbi të gjitha, të shpresojë t’i mbijetojë kësaj përballjeje.

“Adhuruesit e trillerit do ta kenë të vështirë t’i shpëtojnë magjisë… suspansa nuk fashitet kurrë dhe kapitujt e shkurtër përfundojnë pothuajse gjithmonë me një kthesë të papritur. Por krejt ndryshe nga njeriu i lig, që i vë në gjumë viktimat, ky roman do t’i mbajë lexuesit zgjuar gjithë natën.”Shelf Awareness

“Një triller i shkëlqyer… Asnjëri prej jush nuk i bën dot ballë dëshirës për të lexuar të gjitha historitë me protagonist komisarin Jona Lina, madje do të dëshironit ethshëm të kishte më shumë.”New York Journal of Books

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Njeriu i reres”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.