Perroi i korbave
- Autori: Emilia Hart
- Shtëpia botuese: Living
- Përkthyesi: Sonila Pasmaçiu
- Redaktori: Xhoina Salaj
Përroi i korbave” është një roman që trajton fuqinë e trekëndëshit: grua, natyrë, liri, nëpërmjet rrëfimeve të tri grave të jashtëzakonshme të ndara nga pesë shekuj. Një himn për gratë që sfidojnë normat shoqërore, një tregim i ndjeshëm për trashëgiminë e dhuntive, fuqinë që buron nga lidhja me të shkuarën dhe përballja me identitetin.
Përshkrimi
TRI GRA TË JASHTËZAKONSHME TË NDARA NGA PESË SHEKUJ
Një rrëfim drithërues për fuqinë e gruas dhe fuqinë e natyrës
2019: Keti largohet nga Londra për t’u strehuar në shtëpizën e trashëguar nga halla. E mbuluar nga lule kacavjerrëse, dhe me një kopsht të mbingarkuar, ajo kthehet në një Parajsë për ta mbrojtur Ketin nga bashkëshorti abuziv. E megjithatë, Keti ndien se shtëpiza mbart një sekret….
1619: Alta njeh sekretin e bimëve, dhunti që në familje ka kaluar brez pas brezi. Shumë fshatarë shkojnë tek ajo për ndihmë, mirëpo kur njëri prej tyre humbet jetën pasi goditet nga bagëtia, të gjithë e drejtojnë gishtin nga ajo dhe e akuzojnë për magji.
1942: Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, Violeta bllokohet në pronën e madhe të familjes. E ndrydhur nga normat e shoqërisë, ajo digjet nga dëshira për të studiuar si i vëllai, por edhe nga mendimet për nënën, e cila ka ndërruar jetë prej kohësh. Përflitet se gati-gati ishte çmendur para vdekjes. Gjërat e vetme që i kanë mbetur prej saj, janë medaljoni me germën “U” dhe një gdhendje e çuditshme në murin e dhomës së saj.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 340 Faqe
- Data e publikimit: 01/03/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.