Agatha Christie

Agatha Christie eshte shkrimtare e shquar angleze e shekullit te XX, e konsideruar si “Mbretëresha e krimit”, sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botës së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. Ka lindur me 15 shtator 1890 dhe eshte ndare nga jeta me 12 janar 1976. E njohur për 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme. Mjaft vepra i ka botuar me pseudonimin Mary Westmacott dhe shumë nga romanet e saj janë ekranizuar. E përkthyer në mbi 100 gjuhë, vepra e Agatha Christie ka shënuar një rekord kopjesh të shitura në të gjitha kohërat (2 miliardë), duke u renditur e treta, pas veprave të Shekspirit dhe Biblës. Në vitin 1971, Agatha Christie mori Urdhrin e Lartë Dame Commander e Perandorisë Britanike, për kontributin e saj të rëndësishëm në letërsi. Romanet e saj jane sjelle ne shqip kryesisht nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.

Portret i paperfunduar

Portret i papërfunduar është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.

Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928292254
SKU: BDI0149
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Romani Portret i papërfunduar u botua fillimisht në ShBA në maj 1942, e në janar 1943, në Britaninë e Madhe. Është vepra nr. 25 me personazh qendror detektivin e mirënjohur belg Herkul Puaro.

Në vitin 1960, vetë A. Christie e përshtati romanin për teatër, nën titullin Kthim pas në vrasje duke ndërhyrë jo pak në subjektin e romanit. Në vijim, siç ka ndodhur shpesh me pothuajse gjithë veprat e Christie-t, ky roman pati edhe përshtatje të tjera për radio dhe ekran.

Puaroja shpalos edhe këtë herë aftësitë e tij, për zgjidhjen e një misteri pa pasur në dorë asnjë provë të qenësishme materiale, duke ndjekur fillin logjik të fakteve, por edhe nuhatjen prej detektivi të sprovuar.

Kësaj radhe, sidoqoftë, sipërmarrja e tij vështirësohet nga distanca kohore që ndan hetimin prej krimit, që ka ndodhur 16 vite përpara ngjarjeve të romanit, duke e koklavitur shumë zbulimin e rrethanave të vrasjes së Amias Krejlit, një artisti kapriçoz e të kamur të Anglisë së gjysmës së parë të shek. XX.

Lexuesi do të njohë të gjithë personazhet pothuajse të pranishëm në helmimin e tij: gruaja, e dashura, mbesa, avokati, prokurori, miqtë e tij të afërt etj. Të gjithë janë njëkohësisht dëshmitarë e të dyshuar, derisa mbërrijmë në zgjidhjen finale të misterit.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Portret i paperfunduar”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori