Agatha Christie
Agatha Christie eshte shkrimtare e shquar angleze e shekullit te XX, e konsideruar si “Mbretëresha e krimit”, sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botës së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. Ka lindur me 15 shtator 1890 dhe eshte ndare nga jeta me 12 janar 1976. E njohur për 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme. Mjaft vepra i ka botuar me pseudonimin Mary Westmacott dhe shumë nga romanet e saj janë ekranizuar. E përkthyer në mbi 100 gjuhë, vepra e Agatha Christie ka shënuar një rekord kopjesh të shitura në të gjitha kohërat (2 miliardë), duke u renditur e treta, pas veprave të Shekspirit dhe Biblës. Në vitin 1971, Agatha Christie mori Urdhrin e Lartë Dame Commander e Perandorisë Britanike, për kontributin e saj të rëndësishëm në letërsi. Romanet e saj jane sjelle ne shqip kryesisht nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.
Vdekje ne Nil
- Autori: Agatha Christie
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Virgjil Muçi
- Redaktori: Mariana Ymeri
Në ujërat magjepsëse të Nilit, mes luksit, xhelozisë dhe sekreteve, një udhëtim ëndrrash shndërrohet në skenën e një krimi të përsosur. Me Herkul Puaron në zemër të hetimit, Agatha Christie ndërton te “Vdekje në Nil” një nga misteret e saj më elegante dhe befasuese, ku pas çdo fasade respekti mund të fshihet një motiv për të vrarë.
Përshkrimi
Detektivi i adhuruar Herkul Puaro nis një udhëtim nëpër Egjipt, në një nga misteret më të famshme të Agatha Christie.
Një avullore luksoze, Karnaku, lundron nëpër Nil. Në bord, i mbledhur nga fati dhe kureshtja për peizazhin ekzotik të Piramidave në Egjipt, gjendet një grup i larmishëm udhëtarësh.
Linetë Rixhuej, personazhi që bie më shumë në sy, vajza më e pasur në Angli, udhëton për muajin e mjaltit me të shoqin, Sajmon Dojlin:
Lineta është tërheqëse, e zgjuar dhe e mësuar të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ajo që nuk e humb kurrë nga sytë, është Zhaklinë dë Belfori, dikur shoqja më e mirë e Linetës dhe ish-e dashura e Sajmonit, me të cilin ajo është ende “shumë e dashuruar”.
Lineta e ndjek çiftin e sapomartuar për t‘i bërë të vuajnë fajin pikërisht në muajin e tyre të mjaltit. Pasagjerë të tjerë vijnë rrotull kësaj tresheje në “luftë”: një djalosh revolucionar, administratori i pasurive të Linetës, një shkrimtare me të bijën, një kolonel britanik në ndjekje të një spiuni, një arkeolog italian.
Secili ka një histori dhe një sekret, të fshehur me kujdes pas një fasade respekti dhe mirëqenieje. Dhe pastaj është ai, princi i detektivëve, i famshmi Herkul Puaro, kësaj here në pushime për qejfin e vet.
Por si në raste të tjera, koha e tij e lirë nuk zgjat shumë: në fakt, brenda pak orësh, ndodhin dy krime në bordin e Karnakut dhe lundrimi paqësor kthehet në një gjueti të dëshpëruar ndaj një vrasësi djallëzor e të pakapshëm.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 328 Faqe
- Data e publikimit: 25/01/2022
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Death on the Nile
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.