Agatha Christie

Agatha Christie eshte shkrimtare e shquar angleze e shekullit te XX, e konsideruar si “Mbretëresha e krimit”, sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botës së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. Ka lindur me 15 shtator 1890 dhe eshte ndare nga jeta me 12 janar 1976. E njohur për 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme. Mjaft vepra i ka botuar me pseudonimin Mary Westmacott dhe shumë nga romanet e saj janë ekranizuar. E përkthyer në mbi 100 gjuhë, vepra e Agatha Christie ka shënuar një rekord kopjesh të shitura në të gjitha kohërat (2 miliardë), duke u renditur e treta, pas veprave të Shekspirit dhe Biblës. Në vitin 1971, Agatha Christie mori Urdhrin e Lartë Dame Commander e Perandorisë Britanike, për kontributin e saj të rëndësishëm në letërsi. Romanet e saj jane sjelle ne shqip kryesisht nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.

Vrasja e Roxher Akrojdit

Ky liber eshte votuar në vitin 2013 nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit, si romani më i mirë i kësaj gjinie, i shkruar ndonjëherë! Si i tille, mbetet nje manual brilant i romaneve te zhanrit krim dhe investigim, prandaj nuk duhet lene pa lexuar.

900.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928366429
SKU: BDI0085
0

Përshkrimi

Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku nuk ndodh asgjë e veçantë. Por ja që një ditë ndodh diçka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhte dritë mbi vetëvrasjen misterioze të një vejusheje të re e të pasur, zonjës Ferrars, me të cilën kishte ndër mend të martohej.

Banorët e Abacisë së Mbretit, që janë tipa të rëndomtë – viktima, pasunar dhe rrondokop; Flora, mbesa e tij e hijshme, dembele; e ëma lakmitare; Ralf Pejtoni i pashëm, thjeshtri, plëngprishës; doktor Shepardi i palodhur; dhe e motra, Kerolajni, kryethashethemexhia e fshatit – tmerrohen nga kjo e keqe.

Pikërisht midis këtyre njerëzve të respektueshëm, do ta kërkojë vrasësin e mundshëm Herkul Puaroi, detektivi i pashoq, i tërhequr në fshat për t’u marrë me punët e kopshtit dhe për të gëzuar pensionin.

Përpara se Herkul Puaroi të arrijë një nga përfundimet më befasuese të karrierës së tij, do të rrjedhë shumë ujë. Por sidomos kthesa e fundit e ngjarjeve, është diçka e bujshme, një flesh i vërtetë gjenialiteti i autores, që do të lërë pa fjalë çdo lexues.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vrasja e Roxher Akrojdit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.