Agatha Christie

Agatha Christie eshte shkrimtare e shquar angleze e shekullit te XX, e konsideruar si “Mbretëresha e krimit”, sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botës së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. Ka lindur me 15 shtator 1890 dhe eshte ndare nga jeta me 12 janar 1976. E njohur për 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme. Mjaft vepra i ka botuar me pseudonimin Mary Westmacott dhe shumë nga romanet e saj janë ekranizuar. E përkthyer në mbi 100 gjuhë, vepra e Agatha Christie ka shënuar një rekord kopjesh të shitura në të gjitha kohërat (2 miliardë), duke u renditur e treta, pas veprave të Shekspirit dhe Biblës. Në vitin 1971, Agatha Christie mori Urdhrin e Lartë Dame Commander e Perandorisë Britanike, për kontributin e saj të rëndësishëm në letërsi. Romanet e saj jane sjelle ne shqip kryesisht nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.

Vrasja ne famulli

Vrasja në famulli është libri i parë policor i Agatha Christie me protagoniste hetuesen e mençur, zonjushën Marpëll, që vë në provë të gjitha aftësitë e talentet e saj të vëzhgimit dhe analizës.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928366849
SKU: BDI0055
0

Përshkrimi

Në Shën Mari Med, një fshat i qetë në fushat angleze, jeta rrjedh monotone, nuk ndodh kurrë asgjë e re. Ose të paktën kështu mendojnë të gjithë. Përveç zonjushës Marpëll, e cila është e bindur se e keqja mund të fshihet kudo.

Dhe me të vërtetë, si për të vërtetuar teorinë e gruas së moshuar, të këndshme dhe paksa të çuditshme, pikërisht në famullinë përballë shtëpisë së saj në stil viktorian, kryhet një krim i egër. Krimi i papritur trondit gjithë fshatin, aq më tepër që viktima, koloneli Protero, fodull dhe prepotent, ka qenë njeri shumë i njohur, edhe pse i urryer deri edhe nga të afërmit.

Hetimet e policisë lokale nuk zbulojnë asgjë, por zonjusha Marpëll, me mendjen e mprehtë brisk dhe intuitën e lindur, falë aftësisë për t’u vënë veshin fjalëve në fshat dhe për të hyrë thellë në shpirtrat e njerëzve, do të jetë në gjendje të zbulojë fajtorin, tek i cili askujt nuk i shkon ndër mend të dyshojë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vrasja ne famulli”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.