Agatha Christie
Agatha Christie eshte shkrimtare e shquar angleze e shekullit te XX, e konsideruar si “Mbretëresha e krimit”, sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botës së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. Ka lindur me 15 shtator 1890 dhe eshte ndare nga jeta me 12 janar 1976. E njohur për 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme. Mjaft vepra i ka botuar me pseudonimin Mary Westmacott dhe shumë nga romanet e saj janë ekranizuar. E përkthyer në mbi 100 gjuhë, vepra e Agatha Christie ka shënuar një rekord kopjesh të shitura në të gjitha kohërat (2 miliardë), duke u renditur e treta, pas veprave të Shekspirit dhe Biblës. Në vitin 1971, Agatha Christie mori Urdhrin e Lartë Dame Commander e Perandorisë Britanike, për kontributin e saj të rëndësishëm në letërsi. Romanet e saj jane sjelle ne shqip kryesisht nga shtepia botuese Dituria dhe i gjeni tek Libraria Leximtari.
Vrasja ne Orient Ekspres
- Autori: Agatha Christie
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Virgjil Muçi
- Redaktori: Petrit Ymeri
Agatha Christie, mbretëresha e romanit të krimit dhe mjeshtre e misterit klasik, ndërton te “Vrasje në Orient Ekspres” një nga enigmat më të famshme të letërsisë detektive. I bllokuar nga dëbora në trenin legjendar, Herkul Puaro duhet të zbulojë vrasësin mes një grupi pasagjerësh ku secili duket i pafajshëm, por secili mund të fshehë një sekret.
Përshkrimi
Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i pakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze.
Teksa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet. Në të vërtetë, vrasësi është i fshehur midis udhëtarëve të trenit, por në vështrim të parë duket se asnjë prej tyre nuk ka një motiv të fortë për ta kryer këtë krim.
Në faqet e romanit shohim të na parakalojnë personazhe shumë interesante, që nga konduktorët e diplomatët, gratë mondane e kamerieret, të reja e të bukura apo edhe plaka të vendosura deri në fund, ushtarakë apo edhe pronari i trenit të Orientit. Të gjithë janë të pafajshëm dhe të gjithë të përfshirë apo të dyshuar.
Një hetim i komplikuar qëndron përpara detektivit të pagabueshëm.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 278 Faqe
- Data e publikimit: 25/01/2018
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Murder on the Orient Express
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.