Freida McFadden

Autorja bestseller e thrillerit ne shume media dhe platforma globale te librit, si New York Times, Amazon Charts, USA Today, Washington Post, Wall Street Journal, Sunday Times dhe Publisher’s Weekly, Freida McFadden është një mjeke që ka shkruar disa trillerë psikologjikë dhe romane humoristike me temë mjekësore, të cilët janë bërë shumë të suksesshëm. Veprat e Freidës janë përzgjedhur ndër librat më të mirë të vitit nga redaktorët e Amazon-it; ajo është fituese e çmimit International Thriller Writers Award për romanin më të mirë në format paperback, si dhe fituese e Goodreads Choice Award. Romanet e saj janë përkthyer në më shumë se 45 gjuhë. Freida eshte e njohur per serine Housemaid (Sherbetorja) e cila ka ardhur edhe ne gjuhen shqipe permes entit botues Bota Shqiptare. Freida jeton me familjen dhe macen e saj në një shtëpi trekatëshe, shumëvjeçare, me pamje nga deti — një shtëpi me shkallë që kërcasin dhe rënkojnë në çdo hap, ku askush s’do të të dëgjonte nëse do të bërtisje. Përveç nëse bërtet shumë fort, ndoshta. Te gjithe librat e Freida McFadden i gjeni tek platforma Leximtari.al

Kurre mos genje

Nga shkrimtarja e bestsellerëve të New York Times, Freida McFadden—e njohur gjerësisht për serinë fenomen “Shërbëtorja” dhe romanin “Mësuesja”—vjen një tjetër triller i paparashikueshëm që të mban pezull nga faqja e parë deri në të fundit. Një histori tronditëse që të bën të pyesësh vazhdimisht se cila është e vërteta dhe kush po fsheh sekretet më të errëta. Përgatituni për një udhëtim psikologjik drithërues ku çdo trillim ka një çmim fatal. Zbuloni këtë mister mbërthyes ekskluzivisht në Leximtari.

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928007841
SKU: BOSH0828
0

Përshkrimi

Kur stuhia zbulon kasetat e vdekjes dhe sekretet e një psikiatreje

Ndonjëherë, e vërteta vret… Të martuarit rishtas, Trisia dhe Itani, po kërkojnë shtëpinë e ëndrrave të tyre. Ata mendojnë se e kanë gjetur kur vizitojnë një banesë të vetmuar që dikur i përkiste doktoreshë Adriana Hejlit, një psikiatreje të njohur që u zhduk pa lënë gjurmë vite të shkuara. Por, kur një stuhi e fuqishme i bllokon brenda, shtëpia nis të humbë tërheqjen e saj dhe kthehet në një kurth izolues.

Në faqet e trillerit Kurre mos genje, tensioni arrin kulmin kur Trisia zbulon rastësisht një koleksion regjistrimesh audio të seancave që ka bërë doktoreshë Hejli me pacientët e saj. Ndërsa dëgjon regjistrimet e fshehta, ajo mëson për zinxhirin e tmerrshëm të ngjarjeve që çoi në zhdukjen misterioze të gruas. Pas çdo kasete, zbulohet një fragment tronditës i mozaikut dhe rrjeti i gënjeshtrave shthuret dalëngadalë. Por kur Trisia të dëgjojë kasetën e fundit—atë që zbulon krejt historinë tmerruese—mund të jetë shumë vonë për të shpëtuar.

Ja çfarë thonë lexuesit dhe kritika për këtë libër mbërthyes:

“Trillim i përsosur për një roman! Më tërhoqi historia qysh në fillim dhe e lexova me një frymë deri në përfundimin tronditës. Shqetësues, përthithës dhe ankthsjellës, ky është romani që lexuesit do ta përpijnë pa u ngritur nga vendi.”Karen McQuestion, shkrimtare bestseller

“Më tronditi! Kthesa e ngjarjeve në njëzet përqindëshin e fundit më la pa mend. Freida të hedh me mjeshtëri ca thërrime që të çojnë në mendim të gabuar… bëjini vetes një nder dhe lexojeni librin.”Kristine T.

“Nuk më kujtohet sa kohë kishte që një triller nuk më rrëmbente kaq shumë. Kthesa e fundit më ra si bombë, duke më përmbysur gjithçka. E mbarova librin për dy ditë!”Belated Bookworm

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kurre mos genje”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.