Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të mijëvjeçarit, duke spikatur si një nga mjeshtrat e eksplorimit të mendjes njerëzore dhe lëvruesi i rrallë i botës dhe shpirtit rus. Ak ka lindur më 11 nëntor 1821 në Moskë, dhe mbetet shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, si “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”. Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Ëalter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Gjeniu i madh vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Peterburg, pas një gjakderdhjeje të shkaktuar nga sulmi epileptik. Varrimi i tij ishte madhështor. Në funeral morën pjesë 100.000 njerëz, kryesisht rini studentore. Varrimi i tij u shndërrua në demonstrata kundër carizmit, përkundër qëndrimit të dykuptimtë të Dostojevskit ndaj regjimit si dhe “kanunizimit” gjysmëzyrtar të tij nga regjimi carist. Dostojevski i takon rrethit më të ngushtë të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë poeti italian Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), poeti dhe dramaturgu anglez Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), prozatori, dramaturgu dhe publicisti rus Leon Tolstoj (Lev Nikolaevič Tolstoj, 1828-1910), shkrimtari spanjoll Miguel de Servante (Miguel de Cervantes Saavedra, 1547-1616), romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) etj. Ndikimi i tij në letërsinë botërore është i jashtëzakonshëm, që nga prozatori dhe dramaturgu rus Leonid Andreev (Leonid Nikolaevič Andreev, 1871-1919) deri te tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonim i Emil Sinclair, 1877-1962), që nga prozatori amerikan Uilljëm Fokner (William Faulkner, 1897-1962)) deri te tregimtari austriak Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924), që nga romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) deri te prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014). Librat e Dostojevskit që janë përkthyer në shqip i gjeni tek Leximtari.al

Adoleshenti

I botuar në vitin 1875, ky është një nga romanet më të rëndësishme për të kuptuar zhvillimin psikologjik dhe filozofik të Fjodor Dostojevskit. Kjo vepër përfaqëson rrëfimin më të drejtpërdrejtë dhe intim të mjeshtrit rus mbi formimin e vetes, krizën e identitetit dhe kalimin e vështirë drejt moshës madhore. Një libër shqip thelbësor për çdo lexues që kërkon të eksplorojë labirintet e rritjes, zhgënjimet e rinisë dhe përplasjen e gjeneratave. Zbuloni këtë klasik të letërsisë botërore ekskluzivisht në Leximtari.

1, 800.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789992766727
SKU: BUE0026
0

Përshkrimi

Rrugëtimi i dhimbshëm drejt zbulimit të vetvetes

Ky roman bën pjesë në periudhën e pjekurisë së autorit dhe trajton një temë thelbësore: krizën e identitetit në prag të hyrjes në moshën madhore. Rrëfimi vjen në vetën e parë nga Arkadi Dollgoruki, një i ri 19-vjeçar i lindur jashtë martese, i cili përpiqet me dëshpërim të gjejë vendin e tij në botë. I pushtuar nga ideja fikse për t’u bërë i pasur dhe i pavarur, ai kërkon të vërtetojë vlerën e tij para një shoqërie që e ka margjinalizuar.

Në veprën “Adoleshenti”, pavarësisht etjes për pavarësi, Arkadi mbetet i përfshirë emocionalisht në një marrëdhënie tejet të ndërlikuar me të atin, Versilovin — një figurë kontradiktore dhe e paqëndrueshme. Kjo dinamikë atë-bir kthehet në boshtin qendror të historisë. Përmes saj, Dostojevski shqyrton tensionin mes autoritetit dhe lirisë, zhgënjimin që lind nga pritshmëritë e larta, si dhe procesin e dhimbshëm të rrëzimit të figurës prindërore nga piedestali i idealizimit.

Duke ndjekur këtë proces të brendshëm rritjeje dhe gabimesh, lexuesi përballet me një portret të thellë të rinisë që kërkon rrugën e saj. Është romani i fazës së ndërmjetme — momentit kur njeriu nuk është më fëmijë, por ende nuk është formuar plotësisht. Porositni kopjen tuaj sot dhe zhyteni në këtë analizë të mprehtë të shpirtit njerëzor.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Adoleshenti”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.