Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të mijëvjeçarit, duke spikatur si një nga mjeshtrat e eksplorimit të mendjes njerëzore dhe lëvruesi i rrallë i botës dhe shpirtit rus. Ak ka lindur më 11 nëntor 1821 në Moskë, dhe mbetet shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, si “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”. Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Ëalter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Gjeniu i madh vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Peterburg, pas një gjakderdhjeje të shkaktuar nga sulmi epileptik. Varrimi i tij ishte madhështor. Në funeral morën pjesë 100.000 njerëz, kryesisht rini studentore. Varrimi i tij u shndërrua në demonstrata kundër carizmit, përkundër qëndrimit të dykuptimtë të Dostojevskit ndaj regjimit si dhe “kanunizimit” gjysmëzyrtar të tij nga regjimi carist. Dostojevski i takon rrethit më të ngushtë të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë poeti italian Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), poeti dhe dramaturgu anglez Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), prozatori, dramaturgu dhe publicisti rus Leon Tolstoj (Lev Nikolaevič Tolstoj, 1828-1910), shkrimtari spanjoll Miguel de Servante (Miguel de Cervantes Saavedra, 1547-1616), romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) etj. Ndikimi i tij në letërsinë botërore është i jashtëzakonshëm, që nga prozatori dhe dramaturgu rus Leonid Andreev (Leonid Nikolaevič Andreev, 1871-1919) deri te tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonim i Emil Sinclair, 1877-1962), që nga prozatori amerikan Uilljëm Fokner (William Faulkner, 1897-1962)) deri te tregimtari austriak Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924), që nga romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) deri te prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014). Librat e Dostojevskit që janë përkthyer në shqip i gjeni tek Leximtari.al

Djajte

I konsideruar si një nga veprat më thellësisht politike dhe profetike të Fjodor Dostojevskit, ky roman klasik i vitit 1872 trajton rrezikun e frikshëm të fanatizmit ideologjik. I frymëzuar nga ngjarje të vërteta tronditëse në Rusi, ku radikalizmi çoi në gjakderdhje të pakuptimtë, autori zbërthen me mjeshtëri anatominë e terrorit dhe manipulimit masiv. Një libër shqip thelbësor që analizon se si idetë revolucionare, kur humbasin busullën morale, mund të kthehen në një forcë shkatërruese për mbarë shoqërinë. Zbuloni këtë paralajmërim të përjetshëm ekskluzivisht në Leximtari.

1, 800.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789992766750
SKU: BUE0022
0

Përshkrimi

Kur fanatizmi ideologjik infekton shpirtin njerëzor

Në romanin e tij monumental “Djajtë”, mjeshtri i letërsisë ruse shënon një moment kyç në krijimtarinë e tij, duke analizuar rënien e lirë të një shoqërie të tërë në krizë. Ngjarjet zhvillohen në një qytet provincial rus, ku një grup të rinjsh radikalë fillojnë të përhapin ide nihiliste, me synimin për të përmbysur rendin ekzistues pa pasur asnjë vizion të qartë për të ardhmen.

Në qendër të këtij rrëfimi qëndrojnë dy figura të paharrueshme: Stavrogini enigmatik, një personazh karizmatik por moralisht i akullt, dhe Pjotr Verhovenski, manipuluesi dinak që drejton rrjetin sekret. Ajo që nis thjesht si një debat teorik në sallonet e provincës, përshkallëzohet me shpejtësi në dhunë, shkatërrim dhe kaos moral. Idetë kthehen në armë dhe revolucioni përdoret thjesht si mjet për pushtet të verbër.

Kjo vepër e dendur, e mbushur me përplasje brezash dhe botëkuptimesh të ndryshme, është një analizë e fuqishme kundër ekstremizmit. Dostojevski tregon se si idetë e shkëputura nga përgjegjësia mund të infektojnë mendjet kolektive dhe të çojnë një komunitet drejt shpërbërjes totale. Për çdo lexues që kërkon një eksplorim brilant të psikologjisë së turmave, ky botim shpërblen me një thellësi të pashoqe. Porositni kopjen tuaj sot.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Djajte”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.