Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të mijëvjeçarit, duke spikatur si një nga mjeshtrat e eksplorimit të mendjes njerëzore dhe lëvruesi i rrallë i botës dhe shpirtit rus. Ak ka lindur më 11 nëntor 1821 në Moskë, dhe mbetet shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, si “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”. Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Ëalter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Gjeniu i madh vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Peterburg, pas një gjakderdhjeje të shkaktuar nga sulmi epileptik. Varrimi i tij ishte madhështor. Në funeral morën pjesë 100.000 njerëz, kryesisht rini studentore. Varrimi i tij u shndërrua në demonstrata kundër carizmit, përkundër qëndrimit të dykuptimtë të Dostojevskit ndaj regjimit si dhe “kanunizimit” gjysmëzyrtar të tij nga regjimi carist. Dostojevski i takon rrethit më të ngushtë të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë poeti italian Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), poeti dhe dramaturgu anglez Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), prozatori, dramaturgu dhe publicisti rus Leon Tolstoj (Lev Nikolaevič Tolstoj, 1828-1910), shkrimtari spanjoll Miguel de Servante (Miguel de Cervantes Saavedra, 1547-1616), romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) etj. Ndikimi i tij në letërsinë botërore është i jashtëzakonshëm, që nga prozatori dhe dramaturgu rus Leonid Andreev (Leonid Nikolaevič Andreev, 1871-1919) deri te tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonim i Emil Sinclair, 1877-1962), që nga prozatori amerikan Uilljëm Fokner (William Faulkner, 1897-1962)) deri te tregimtari austriak Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924), që nga romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) deri te prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014). Librat e Dostojevskit që janë përkthyer në shqip i gjeni tek Leximtari.al

Idioti – Fan Noli

Kjo vepër është pa dyshim një nga përpjekjet më të guximshme të Fjodor Dostojevskit: të vendosë një njeri thellësisht të mirë dhe të pastër në zemër, në mes të një shoqërie të korruptuar, krenare dhe të etur për pushtet. Këtë kryevepër të letërsisë klasike botërore, që vazhdon të sfidojë moralin njerëzor, e sjell mjeshtërisht në gjuhën shqipe përkthyesja Myzejen Shapllo, nëpërmjet shtëpisë botuese “Fan Noli”. Zbuloni këtë pasqyrë tragjike dhe të bukur të pafajësisë së shpirtit njerëzor, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

1, 600.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

0058
SKU: BFN0058
0

Përshkrimi

Kostoja e ndjeshmërisë në një botë të mbushur me hipokrizi

Në qendër të këtij romani monumental qëndron Princi Myshkin, një figurë që shpesh nga shoqëria quhet “idiot” jo sepse i mungon inteligjenca, por sepse i mungon tërësisht cinizmi. Ai është i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe i dhembshur. Ai nuk luan lojëra shoqërore, nuk manipulon dhe nuk mban maska. Në një ambient ku hipokrizia është kthyer në normë të padiskutueshme, ai duket si një i huaj. Pikërisht ky kontrast i mprehtë e bën romanin “Idioti” kaq të fuqishëm dhe jetëgjatë.

Vepra prek thellë edhe temën e epilepsisë së Myshkinit, e cila nuk është vetëm një element biografik i vetë autorit, por një metaforë brilante e një ndjeshmërie ekstreme. Myshkini ndien më shumë, sheh më thellë dhe përjeton më fort—gjë që e bën atë thellësisht të pambrojtur. Në këtë kuptim, romani flet hapur për koston e lartë të ndjeshmërisë dhe pastërtisë në një shoqëri të ashpër e materialiste.

Dostojevski na ofron një eksperiment të mirëfilltë moral dhe social. Ai na vendos përballë një figure që mishëron faljen, pafajësinë dhe mirësinë absolute, duke na treguar sa e vështirë është që këto cilësi të mbijetojnë në një botë të ndërtuar mbi krenarinë dhe interesin vetjak. Nëse romanet e tij të tjera analizojnë krimin, fajin apo konfliktin e errët filozofik, “Idioti” shkëlqen pikërisht sepse guxon të analizojë diçka shumë më të brishtë. Myshkini nuk fiton me forcë, por me ndjeshmëri; në një botë ku inteligjenca barazohet me manipulimin, ai dëshmon një formë tjetër mençurie: atë të zemrës.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Idioti – Fan Noli”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.